Studim: Njerëzit që bëjnë shumë selfie nuk janë partnerë të mirë

  • 30 September 2016 - 20:25
Studim: Njerëzit që bëjnë shumë selfie nuk janë partnerë të mirë

Shumë njerëz postojnë vazhdimisht “selfie” dhe jeta e tyre duket e përsosur.

Sipas një studimi në SHBA, njerëzit që bëjnë shumë “selfie” janë duke dëmtuar marrëdhënien e tyre romantike. Ata kanë punuar për të kuptuar se si “selfie”-t ndikojnë në vetë perceptimin tuaj dhe në cilësinë e marrëdhënieve.

Ka rezultuar se sa më shumë “selfie” të bëjë një çift ka më shumë gjasa që lidhja e tyre mos të jetë e fortë, madje duket si një lidhje e cilësisë së ulët.

“Selfie”-t ndikojnë në marrëdhënien tuaj sepse komentet në fotot që postoni në rrjetet sociale shkaktojnë xhelozi dhe përveç kësaj  “selfie”-t ndikojnë te njerëzit duke u rritur ndjenjën e vetëpëlqimit.

Madje, kur rritet ndjesia e vetëpëlqimit njerëzit fillojnë të mos ndiejnë nevojën për të pasur një partner dhe pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes, nuk kënaqen deri sa të marrin atë që meritojnë dhe u pëlqen vetja e tyre.

(Kosova Sot)