Këshilla për ta zgjuar interesimin e secilit mashkull

  • 29 November 2016 - 18:33
Këshilla për ta zgjuar interesimin e secilit mashkull

Dimri po afron dhe nuk ka gjë më të mirë sesa të kalohet në ngrohtësinë e përqafimit të një personi të dashur. Andaj, nëse jeni beqare dhe jeni duke kërkuar mënyra të përshtatshme për ta zgjuar interesimin e një personi të caktuar, ndiqni këshillat e mëposhtme ,transmeton gazeta Kosova Sot

1. Veproni ngadalë

Meshkujt, zakonisht, nuk analizojnë shumë, siç bëjnë femrat. Andaj, nuk keni nevojë që të nguteni dhe të veproni ngadalë, por sigurt, deri sa t’i futeni ngadalë në zemër ose thjesht t’ia tërhiqni vëmendjen.  

2. Flisni për gjërat që i interesojnë

Edhe nëse nuk e keni idenë më të vogël për lojën e futbollit apo për ahengjet e gjata me shoqëri, me birrë në dorë, nëse këto gjëra i pëlqejnë atij, atëherë pse të mos veproni sikur ju pëlqejnë edhe ju. Mundohuni të dukeni sa më e befasuar dhe e intriguar nga gjërat që ju tregojnë.

3. Lëreni përshtypjen e një vajze të lumtur

Natyrisht, mos u bëni shumë ‘chill’, pasi që në këtë mënyrë ai mund t’ju konsiderojë si shoqe. Megjithatë, është e rëndësishme të paraqiteni sa më ‘cool’ dhe t’i merrni gjërat me lehtësi, duke lënë përshtypjen e një vajze të lumtur, që ka dëshirë të argëtohet.

4. Flirtoni

Flirtoni me të sa herë që kjo gjë është e mundur, megjithatë në të njëjtën kohë tregoni interes edhe për shokët e tij dhe meshkujt tjerë. Bëjeni ta kuptojë që ju jeni një vajzë, e cila dëshirohet edhe nga meshkujt tjerë. Natyrisht, këtu duhet krijuar një lloj balance, për ta lënë atë ta kuptojë se çka është duke humbur.

5. ‘Ndryshojeni lojën’

Pasi që ta keni marrë vëmendjen e tij, ftojeni për të dalë dhe vishni rrobat më tërheqëse, që i keni. Besoni, kjo gjë funksionon. Pasi që të dilni me një mashkull për një kohë të gjatë, me rrobe dhe grim të mërzitshëm, aplikimi i grimit tërheqës dhe veshja e rrobave provokuese bën personit në fjalë t’i lini mbresa të veçanta.

6. Shpërfaqeni anën tuaj femërore

Pasi që të tregoni anën tuaj të qetë dhe atë të flirtit, vjen koha kur duhet ta shpërfaqni anën tuaj më femërore, duke e joshur atë si një femër që e joshë mashkullin. Pasi që ta ketë parë këtë anë tuajën, qasja e tij do të ndryshojë për të mirë.

7. Tregojini që jeni e angazhuar

Pasi që ta keni marrë vëmendjen e tij, mundohuni ta lini përshtypjen që jeni një femër shumë e angazhuar. Mënyra më e mirë për ta bërë një gjë të tillë ditëve të sotme është duke postuar fotografi të vendeve të ndryshme që i vizitoni në profilin tuaj në rrjete sociale.

(Kosova Sot)