Pse refuzimi dhemb kaq shumë?

  • 10 January 2017 - 17:29
Pse refuzimi dhemb kaq shumë?

Kur dikush refuzon ndjenjat tona më të thella dhe të sinqerta, sikur që është dashuria, atëherë dhembja me të vërtetë është e madhe. Pse? 

1. Ndjenjat joreciproke Njëra ndër arsyet kryesore pse refuzimi dhemb aq shumë, është se papritmas merrni vesh që, ndjenjat e forta që i keni pasur për një person, janë tërësisht të njëanshme, gjë që mund të jetë tepër e vështirë për ta pranuar. 

2. Refuzimi është i papritur Refuzimi në dashuri mund të dhemb më shumë sesa që do të mund të pritej, për shkak se ai ju ka ardhur në një moment tërësisht të papritur. Ju mund t'i keni keqinterpretuar të gjitha shenjat dhe keni menduar se çdo gjë do të shkonte mirë, e kur të ndodhë e kundërta, atëherë dhembja me të vërtetë nënkuptohet. 

3. Ndiheni të brishtë Refuzimi mund të dhemb, për shkak se, në esencë, ju e hapni veten para sikujt dhe ia tregoni atij/asaj pjesët më të brishta që i keni, me qëllim që kjo t'ju shpërblehet në fund. 

4. Meqë nuk ishit vetvetja Refuzimi mund të jetë i vështirë edhe për shkak se, ka mundësi që keni ndryshuar personalitetin tuaj, me të vetmin qëllim që ta bënit për vete filan personin. Në një rast të tillë, refuzimi dhemb dyfish më shumë. 

5. Nuk ndiheni mjaft i/e mirë Pasi keni përjetuar një refuzim të një niveli të caktuar, kjo mund të çojë deri te ndonjë krizë e vetëbesimit, se a jeni mjaft i/e mirë për personin të cilit ia keni shfaqur dashurinë, e i cili ju ka refuzuar. Të tjerët e kanë të lehtë që t'ju thonë se problemi qëndron te "ai tjetri", por thellë në ju, juve ju brenë dilema. 

6. Palën tjetër e keni vënë në rend të parë Refuzimi mund të jetë sidomos i vështirë kur keni kaluar një sasi të konsiderueshme të kohës duke vënë nevojat e palës tjetër para nevojave tuaja. Kur të bini në dashuri, jeni të prirë që të bëni gjithçka për atë person, me qëllim që edhe ai t'ju dashurojë juve. Nëse kjo nuk funksionon, s'keni si të mos ndiheni tmerrësisht keq. 

7. Kur pala tjetër nuk ka qenë mjaft e mirë për ju Edhe pse nuk mund të vendosim se në kë do të biem në dashuri, ka raste kur e dimë që pala tjetër me të vërtetë nuk na meriton. Mu për këtë shkak, refuzimi mund të jetë tepër i dhembshëm, meqë përkundër asaj se keni mundur të arrini më shumë, ju ka refuzuar dikush që as nuk ju meriton bile. 

8. Meqë keni parë si do të mund të ishte Refuzimi mund të jetë i dhembshëm kur e keni njohur personin për një kohë të gjatë dhe keni parë si duket lidhja e dashurisë me të. apo, lidhja juaj ishte ajo që kërkonit, por nuk ishte e mirë për palën tjetër. Fatkeqësisht, ëndrrat tona nuk përputhen gjithnjë me ato të të tjerëve. 

9. E fajësoni veten Pasi t'ju refuzojnë, mund ta kaloni një kohë të gjatë duke menduar rreth të gjitha gjërave të cilat mund t'i keni bërë gabimisht. Por, nuk ia vlen që ta fajësoni veten. Disa çifteve, thjesht, nuk iu është shkruar që të jenë së bashku. 

10. Duket si dështim Ndjenja e refuzimit mund të çojë deri te ndjenja e dështimit personal, por duhet të mos harroni se ky nuk është dështim, meqë rezultati nuk varet vetëm nga ju, por nga shumë faktorë të tjerë. 

11. Nuk e doni vetveten Nëse, që në fillim, nuk e doni vetveten, atëherë refuzimi mund t'ju lëndojë edhe më shumë, meqë jeni varur nga dashuria e dikujt tjetër, që të mund të vazhdonit me jetën. Cili aspekt i refuzimit iu duket më i vështiri? 

(Kosova Sot)