Shtatë mënyra se si të mos keni aq turp kur rrini me djem - Dashuri - Kosova Sot
Shtatė mėnyra se si tė mos keni aq turp kur rrini me djem

Shtatė mėnyra se si tė mos keni aq turp kur rrini me djem

Nëse keni problem t'i drejtoheni djalit në të cilin keni rënë në dashuri, atëherë dijeni se ka mënyra për të qenë më pak e turpshme në prani të djemve.

Pasi të keni bërë disa biseda me pjesëtarët e gjinisë së kundërt, do të shihni se nuk keni pse të shqetësoheni. Ja disa mënyra sesi të jeni më pak të turpshëm në raport me djemtë:

EDHE ATA JANË NJERËZ

Meshkujt nuk kanë dallim nga femrat, në aspektin se që të gjithë ne jemi njerëz. Zgjidheni një temë, të cilën e diskutoni me shoqet tuaja, dhe mundohuni që atë temë ta shtjelloni edhe me djalin që ju pëlqen. Njëra ndër mënyrat për të qenë më pak të turpshëm, kur jeni me djemtë, është që të mos e harroni faktin se edhe ata janë njerëz, sikur të gjithë të tjerët, me përjashtim se, ndoshta, paksa më të këndshëm, transmeton gazeta Kosova Sot.

MOS U NGUTNI ME FLIRTIN

Sa më shumë që të flisni me djemtë, aq më lehtë do ta keni. Bile, nuk do t'ju duhet as të flirtoni me ta. Së pari, duhet të mësoheni që të ndiheni rehat duke biseduar me ta, e më pas mund të filloni edhe me bërjen e komplimenteve. Por, mos kini pritje të mëdha gjatë çdo bisede të vetme, për shkak se nuk do ta caktoni një takim gjatë bisedës rreth motit.

DUKUNI BUKUR, NDIHUNI MIRË

Kur dukeni bukur, ndiheni mirë. Nuk duhet të visheni me qëllim që ta impresiononi atë, por duhet të visheni mirë që të ndiheni mirë me veten tuaj. Kur të ndiheni me vetëbesim të lartë, atëherë nuk do ta keni problem që t'i afroheni djalit në të cilin keni rënë në dashuri dhe ta filloni bisedën me të. Edhe nëse biseda nuk shkon ashtu si keni pritur, të paktën ai do ta vërejë pamjen tuaj të mrekullueshme.

RRINI NË SHOQËRI

Nuk është e thënë që të rrini vetëm me personin tuaj të dashur. Mund të rrini edhe me një grup miqsh, me qëllim që të mos ndieni presion të madh për të folur me të. Kjo po ashtu është mënyrë e mirë për të që të shohë se kush jeni ju, në të vërtetë, meqë ju me gjasë do të jeni vetvetja në prani të shoqërisë tuaj.

RUAJENI QETËSINË

Para se t'i afroheni ndonjë djali, duhet ta riktheni qetësinë. Nëse keni tremë, atëherë mund të filloni të djersiteni, apo belbëzoni. Merrni disa herë frymë thellë, para se t'ia filloni dhe mos harroni se nuk keni pse të shqetësoheni. E, cila është gjëja më e keqe që mund t'ju ndodhë?

JINI VETVETJA

Mos ju afroni djalit që ju pëlqen duke u shtirë sikur jeni dikush që, në realitet nuk jeni. Ai nuk dëshiron që të takohet me Carrie Bradshaw-n, por dëshiron një takim me ju. Nëse nuk jeni vetvetja dhe, përkundër kësaj, e bëni për vete atë djalë, atëherë do t'ju duhet që gjatë tërë kohës të shtireni, gjë që nuk është aspak e këndshme. Ju duhet të jeni vetvetja e, nëse ai nuk ju pëlqen si të tillë, atëherë është ai humbësi, e jo ju.

JENI E MREKULLUESHME

Secili djalë do të ishte me fat sikur t'ju bënte për vete. Nëse nuk harroni se sa e mrekullueshme jeni, atëherë nuk do të keni problem që ta filloni bisedën me djalin që ju pëlqen. Është ai që duhet të jetë nervoz, e jo ju. Në një rast të tillë, biseda me të do të jetë argëtuese. Meshkujt nuk janë tepër të ndryshëm nga ne, prandaj nuk keni arsye që të frikësoheni aq shumë gjatë një bisede të rastit me ta. Nuk keni ndërmend që të martoheni menjëherë, apo jo?! 

(Kosova Sot) 

17 orë e 19 minuta më parë