5 shenja që tregojnë se nuk jeni emocionalisht gati për të gjetur dashurinë e vërtetë

  • 15 January 2017 - 13:45
5 shenja që tregojnë se nuk jeni emocionalisht gati për të gjetur dashurinë e vërtetë

Ndoshta truri juaj po kërkon një partner, por zemra juaj nuk është gati. Dhe na besoni, kjo nuk është një legjendë urbane, por është shkencërisht e vërtetueshme nga psikologët. Vështirësia qëndron në faktin se është një dilemë e madhe nëse ju dëshironi apo jo vërtet të gjeni gjysmën tuaj më të mirë apo gjithçka mbetet në kuadrin e dëshirës për flirt dhe shijim të momentit.

Megjithatë, psikologu Vishnu Subramaniam tregon se në fakt kur jeni për një kohë të gjatë duke ndenjur beqarë kjo në fakt ndodh sepse nuk jeni emocionalisht gati për një histori dashurie.

Ju keni shumë justifikime për atë çka është e duhur për ju dhe fokusoheni më tepër duke treguar se si nuk ndiheni të kompletuara me jetën tuaj.
Ju krijoni paragjykime për njerëz të ndryshëm pa i njohur mirë ata.
Ju e risillni vazhdimisht në mendje të shkuarën tuaj dhe kjo ju mban larg gjetjes së dashurisë.
Ju mbani rezerva në takimet e para dhe nuk i lejoni njerëzit që të njohin se si jeni vërtet.
Ju i evitoni takimet sepse keni frikë të merrni një risk të caktuar.

(Kosova Sot)