Këto këshilla do t’jua përmirësojnë jetën në çift

  • 17 January 2017 - 09:28
Këto këshilla do t’jua përmirësojnë jetën në çift

Shpesh bota e internetit është në konflikt me veten e saj. Shumë informacione, një pjesë e tyre që kundërshtojnë njëra-tjetrën, shumë këshilla që të nesërmen bien poshtë, ama ky artikull ka mbledhur këshillat më të mira për një marrëdhënie të shëndetshme. E kush më mirë se sa vetë njerëzit mund t’i transmetojnë ato? Më poshtë do të lexoni disa nga komentet e bëra në site-n Reddit nga përdoruesit, të cilët japin eksperiencën e tyre në çift.

  • Pakënaqësia është çelësi që prish marrëdhënien

“Bëj gjithçka mundesh për ta shmangur atë. E për këtë, rrugët më të mira janë komunikimi dhe ndershmëria”, – u shpreh Raintitan, komenti i të cilit u pëlqye nga 529 persona. Po këtu u diskutua edhe rreth partnerëve që tradhtojnë dhe për faljen si zgjidhje. Ama, përdoruesja “elleellebean” ndau mendimin: “Mendoj se kjo ndryshon nga personi në person. Për mua besnikëria dhe besimi janë shumë të rëndësishme. Nëse këto shkelen, nuk mund të vazhdoj”.  

  • Kuptoni që partneri juaj nuk është njësoj me ju

Ju jeni me atë që keni në krah, pikërisht se ai nuk është si ju.

“Ne kemi 2 mendje të ndryshme si dhe perceptim ndryshe për botën. Përveç këtyre, secili ka eksperiencën e vet të jetës, e rrjedhimisht një mënyrë tjetër reagimi apo se si i sheh gjërat. Pra, asgjë nuk ka për t’u bërë ashtu si ne do të donim ta bënim”, – shprehet “Adanedhel”.   

  • Komunikoni!

Të flasësh për gjëra të ndryshme do t’ju hapë shumë dyer.  Heshtja vetëm sa i shton pakënaqësitë, nuk i rregullon gjërat.
“Përballja do të shkojë më keq nëse nuk flisni. Ne nuk jemi të martuar, por flasim për të gjitha gjërat. Tani që komunikojmë më shumë, debatet mbyllen shumë shpejt. I kam mësuar partnerit që nuk ka asgjë të keqe të pranosh gabimet dhe të thuash më fal”, – shkruan “MialloMarco”.

  • “Përtypeni” krenarinë

Lidhur me pikën e mësipërme, “të përtypësh” krenarinë dhe të mësosh të pranosh gabimet mund të bëjë mrekulli për marrëdhënien. Nuk duhet një sforco e madhe; falja është një nga ilaçet më të mira.

  • Dashuria është aksion, jo emocion

Kjo tingëllon paksa e çuditshme dhe është e vështirë për t’u kuptuar, por sa më shpejt t’ia arrini aq më e mirë do të jetë marrëdhënia juaj.

“Do të kaloni periudha të bukura, por edhe jo të bukura. Shprehni dashuri, tregojeni atë, edhe pse në një moment të caktuar nuk e ndjeni. Jeta mes 2 njerëzve është e komplikuar, por kjo nuk do të thotë se ndjenjat nuk do të kthehen nëse të d