Personi me të cilin përfundoni të martuar varet nga ky faktor surprizues

  • 19 January 2017 - 09:07
 Personi me të cilin përfundoni të martuar varet nga ky faktor surprizues

E keni menduar ndonjëherë se ekzistojnë faktorë të caktuar se pse ne përfundojmë me persona të caktuar në martesë? Në fakt, duket sikur kjo pyetje është jashtë logjike për aq kohë sa secili prej nesh bën zgjedhje personale, por në fakt, sipas ekspertëve të martesës, ka disa faktorë të përgjithshëm që mund t’i vëmë re te një sërë çiftesh e mund të dalim në konkluzione.

Teksa janë marrë në pyetje për një kohë të gjatë 24,000 çifte heteroseksualësh që janë martuar, ekspertët tregojnë se një nga faktorët më të rëndësishëm që çon në martesë është përshtatja fizike dhe gjenetike. Pra, njerëzit kanë tendencën të martohen me persona që kanë gjatësi, peshë, madje edhe cilësi të njëjta të shëndetit.

Gjithashtu në aspektin social, njerëzit kanë tendencën të martohen me persona që kanë të njëjtat eksperienca edukimi dhe shkollimi si ata.

(Kosova Sot)