Flet shkenca: Kjo është diferenca ideale e moshës në çift për një marrëdhënie të lumtur!

  • 21 January 2017 - 09:15
Flet shkenca: Kjo është diferenca ideale e moshës në çift për një marrëdhënie të lumtur!

Edhe pse mosha nuk është aspak problem kur dy njerëz e duan njëri-tjetrin, sërish ka raste kur kjo e fundit ndikon që dy partnerët ose të shkojnë mirë ose të kenë probleme.

Diskutohet gjithnjë mbi diferencën ideale që duhet të kenë dy partnerë, në mënyrë që të jetojnë lumtur, por asnjëherë nuk ka një përgjigje konkrete për këtë fakt.

Kjo është arsyeja se pse pedagogët e universitetit të Emory-t kanë marrë iniciativën që të intervistojnë rreth 3000 çifte për të kuptuar se cila është diferenca më e mirë e moshës që mund të kenë.

Sipas rezultateve, diferenca perfekte e moshës për dy partnerët është vetëm 1 vit diferencë, ndërkohë që kjo ulet ndjeshëm te çiftet që kanë më shumë se 7 vite diferencë.

Gjithashtu, të njëjtët ekspertë kanë thënë se nëse një çift kalon dy vite bashkë mundësia për t’u ndarë është rreth 20%, çka i bën këto dy vite shumë kritike për marrëdhënien e dashurisë. \

(Kosova Sot)