Studimi: Njerëzit me këtë lloj hobi tradhëtojnë më së shumti

  • 23 January 2017 - 19:49
Studimi: Njerëzit me këtë lloj hobi tradhëtojnë më së shumti

Tradhtia mund të lindë natyrshëm për shumë arsye, megjithatë studiuesit në përgjithësi mendojnë se tradhtia është diçka e gdhendur në karakter te disa njerëz më shumë se te disa të tjerë, çka do të thotë se vërtet ne të gjithë mund të tradhtojmë, por disa prej nesh janë më të lumtur kur e bëjnë këtë gjë.

Një grup psikologësh, në studimet e tyre, kanë gjetur një lidhje midis personave që pëlqejnë të tradhtojnë dhe atyre që pëlqejnë shumë të udhëtojnë, duke dalë në përfundimin se adhuruesit e udhëtimeve dhe eksplorimit janë në fakt më të prirur për ta tradhtuar partnerin.

Kjo më së shumti sepse ata i kuriozon e panjohura dhe rendin drejt saj, çka bën që një vend ta pëlqejnë më shumë se një tjetër edhe ashtu krejt papritur. Studiuesit thonë se kjo veçori është e gdhendur në subkoshiencën e tyre si një mënyrë për të jetuar.

(Kosova Sot)