Këto gjëra mos i bëni kurrë në lidhje!

  • 24 January 2017 - 09:06
Këto gjëra mos i bëni kurrë në lidhje!

Ka kohë që jeni në lidhje dhe tanimë ndiheni goxha rehat, gjë që është shumë mirë.

Por, sidomos pas grindjeve, ju dhe partneri juaj mund të bëni gjëra që aspak nuk janë të mira për një lidhje Nëse e zini veten duke bërë cilëndo nga gjërat më poshtë, atëherë jepni gjithçka nga vetja që ta ndërpritni një sjellje të tillë, trasmeton gazeta Kosova Sot

Sjellja pasive-agresive

Në vend që të bëni pyetje të drejtpërdrejta, ju këtë e bëni duke ia futur gjërat partnerit "nën hundë", apo edhe anasjelltas. Edhe pse, ndoshta, nuk keni pasur për qëllim që të duket sikur jeni duke bërë kërcënime, kjo mënyrë pasiveagresive e komunikimit, në fakt është shkaktar i grindjeve të shpeshta dhe i mospajtimeve në lidhje. Pajtimi pas grindjeve me anë të dhuratave Natyrisht, nëse pas ndonjë grindjeje "të rreptë", partneri ju sjell lule, ky gjest mund të jetë tepër i ëmbël. Përpos nëse, natyrisht, nuk e keni zgjidhur problemin para kësaj. Por, nëse një gjë e tillë përsëritet vazhdimisht, atëherë dhuratat vetëm shërbejnë si arsyetim për grindjen e radhës. Në vend që të shpenzoni, është mirë që të uleni dhe të bisedoni shtruar.

Përmendja e gabimeve të kaluara

Nëse partnerit tanimë ia keni falur një gabim, atëherë mos ia përmendni më. Mos e bëni zakon që, sa herë të grindeni, t'ia përmendni atë episod të pakëndshëm. Përmendja e 'të palarave' nga e kaluara nuk ju ndihmon në asnjë aspekt, vetëm sa e zgjat situatën konfliktuoze.

"Gjithmonë" dhe "kurrë"

Kur i thoni partnerit që ai "gjithmonë" bën diçka të gabueshme, apo "kurrë" nuk bën gjë të hairit, atëherë jo vetëm që ia kemi thënë atij një gjë shumë të rëndë, por edhe e dekurajojmë që të bëjë atë që ju i thoni ta bëjë. Në sytë tuaj, çdo gjë që bën ai, nuk mjafton. Edhe pse është lehtë që të shikohen gjërat ashtu, bardhezi, gjatë grindjes mundohuni që të jeni sa më objektiv. Nuk është çdo gjë aq e keqe, nëse nuk është e përkryer.

Krahasimi i partnerit me të tjerët

Mirë, mund të jetë që ish i dashuri juaj ishte më i shpejtë në kërkim të faljes dhe ndoshta i dashuri i shoqes tuaj është më i mirë në disa gjëra, por kjo nuk d.m.th. se të dashurin duhet ta krahasoni me të tjerët, e assesi nuk duhet që këtë t'ia thoni atij. Vetëm sa do ta lëndoni atë, për shkak se e krahasoni me të tjerët. Përpos kësaj, nëse vazhdimisht theksoni gjërat e këqija që i bën ai, ju injoroni të gjitha ato gjëra që ai i bën më mirë se ta. 

(Kosova Sot)