10 mënyra që ta dalloni dashnorin e duhur

  • 21 February 2017 - 08:50
10 mënyra që ta dalloni dashnorin e duhur

A do të jetë djaloshi që po e shihni i dashuri i përsosur për ju? Është koha ta zbuloni, kështu që mos humbni kohë dhe dashuri për dikë që nuk e meriton. Ja disa shenja se ai do të ishte i dashuri i duhur për ju.,transmeton gazeta Kosova Sot.

AI KA QËLLIME

Duhet të dilni me një djalë që ka plane të mëdha për të ardhmen tuaj. Nëse ai ka qëllime dhe aktualisht punon për arritjen e qëllimeve të tilla, kjo tregon se është i përkushtuar, inteligjent dhe i përgjegjshëm.

JU DHURON KOMPLIMENTE

Jo të gjitha komplimentet funksionojnë, por nëse ju dhuron komplimentet që ju bëjnë të ndiheni mirë, në vend se një copë mishi, do të thotë se është djali i duhur.

NUK I PËLQEJNË SHUMË VAJZA PËRNJËHERË

Nëse ju jeni i vetmi që po ju shkel apo shkatërron, kjo është shenjë e mirë. Kjo do të thotë se është burrë i vetëm një femre.

JU TRAJTON NË MËNYRË TË BARABARTË

Ai nuk duhet t'ju shohë si të dobët për faktin se jeni femër, sepse fitoni më pak të holla, apo për ndonjë arsye tjetër. Duhet t'ju trajtojë baras në secilin aspekt.

JU PYET SI E KALUAT DITËN

Nëse ju pyet si e keni kaluar ditën dhe ju dëgjon se si flisni për ditën tuaj, atëherë ke vëmendjen e tij. Shumica e meshkujve lodhen pasi t'ju dëgjojnë për disa minuta.

PRINDËRIT TUAJ E PËLQEJNË

Shumicën e kohës prindërit tuaj urrejnë meshkujt që i sillni në shtëpi, sepse e dinë see meritoni më të mirin. Kështu, nëse ata e pëlqejnë të dashurin tuaj, me siguri se do të jetë i duhuri.

JU BËN FAVORE

Nëse ndërron drejtim për t'ju ndihmuar juve, atëherë është dikush që mund të llogarisni në të.

JU DHURON "FLUTURA"

Nuk ka pse të duket i mahnitshëm, por duhet ta bëjë trupin t'ju dridhet. Djaloshi i duhur duhet ta bëjë këtë.

PËRPIQET

Nëse përpiqet të duket mirë në shoqërinë tuaj, kjo do të thotë se do të përpiqet edhe për lidhjen tuaj. Ky përfundimisht është një plus.

VJEN ME KOHË

Nuk dëshironi që ju ta prisni atë, prandaj një djalë që është i përpiktë në ardhjen e tij, paraqitjen me kohë, është një djalë që ia vlen ta presësh.

(Kosova Sot)