Dallimi mes dashurisë së vërtetë dhe tërheqjes

  • 18 March 2017 - 16:01
Dallimi mes dashurisë së vërtetë dhe tërheqjes

Të gjithëve na ka ndodhur të ngatërrojmë dashurinë me tërheqjen që kemi ndaj dikujt. Mund të ketë ndodhur që jemi tërhequr nga një person dhe e kemi kuptuar sikur e kemi dashur me të vërtetë, por ndërkohë ka qenë thjesht një gjë kalimtare.

Kjo bën që të verbohesh dhe të mos kuptosh çfarë ndjen në të vërtetë ose çfarë po ndodh rreth teje.

Ama diferenca apo ndryshimi mes të dyjave është shumë i qartë.

Tërheqja është një nevojë dhe ndikon në jetën tënde më shumë se çdo gjë tjetër. Thjesht ndihesh “OK” kur je në prani të personit dhe nuk ka të bëjë me faktin që ti mund të mos jetosh pa të. Tërheqja është ideja që nuk je i plotë pa tjetrin.

Ndërkohë, dashuria është një gjë që e përjeton ende pa kuptuar. Është e ngadaltë. Është delikate. Është ideja që ti je “OK” edhe kur nuk je me këtë person dhe i jep mjaftueshëm hapësirë për të jetuar jetën e tij. Dashuria të bën të kërkosh më të mirën e personit që ke në zemër edhe nëse kjo do të thotë që nuk do të jeni bashkë. Me pak fjalë, të biesh në dashuri do të thotë të kuptosh se çfarë është e mirë për ty nuk është e mirë domosdoshmërisht edhe për tjetrin.

Tërheqja është varësi emocionale.

Ti mendon 24/7 për të dhe lë marrëdhëniet e tjera të zbehen sepse për ty, më e rëndësishme është marrëdhënia që ti ke me personin tjetër. Nuk ka të bëjë fare me faktin që ti e pranon jetën tënde edhe pa të pjesë të sajën. Ti ke gjithmonë frikën se ata, ato, ai ose ajo do të largohet. Je gjatë gjithë kohës në ankth.

Dashuri do të thotë të pranosh se çfarë duhet të ndodhë, do të ndodhë.

Të biesh në dashuri do të thotë ta pranosh veten edhe jashtë asaj marrëdhënieje. Do të thotë të jesh i lumtur edhe me marrëdhëniet që ke me njerëz të tjerë.

Në momentin që ti ke thjesht një tërheqje ndaj personit tjetër, nuk mund të shohësh dot defektet që ka, por e sheh si qenia më perfekte në rruzull. Paçka sa personi tjetër mund të të japë 1001 arsye për të menduar se nuk është perfekt.

Dashuria është luftë! Do të thotë të shohësh defektet e tjetrit dhe t’i pranosh ato. Do të thotë ta duash atë, pavarësisht gjërave që nuk shkojnë me të. Dhe për këtë duhet punë jashtëzakonisht e madhe.

Tërheqja është e thjeshtë sepse nuk është e vërtetë! Ndërsa dashuria është e vështirë. Është kompromis. Është djersë dhe lot.

(Kosova Sot)