Këto aplikacione ju ndihmojnë të keni një jetë më të lumtur në çift

  • 19 March 2017 - 08:52
Këto aplikacione ju ndihmojnë të keni një jetë më të lumtur në çift

Jemi duke jetuar në kohën e teknologjisë dhe përderisa të gjithë jemi në dijeni të të mirave që të sjell kjo epokë duhet me domosdoshmëri që t’i përdorim ato në të mirë të marrëdhënieve tona njerëzore, pse jo edhe marrëdhënieve të dashurisë.

Por ne jemi duke jetuar jo vetëm në kohën e teknologjisë, por edhe në kohën kur rutinat tona janë shumë të zëna, çka na bëjnë që edhe koordinimet me partnerin apo të dashurin të jenë edhe më të vështira, ndaj nevoja e aplikacioneve online është edhe më e madhe.

Më poshtë do t’ju tregojmë disa aplikacione që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni jetën në çift dhe të eliminoni disa “vatra” debati mes jush.

Ditarë të koordinuar

Në mënyrë që të koordinoni të gjitha takimet tuaja apo edhe oraret se kur jeni të zënë ekziston një aplikacion që quhet TimeTree, ku në kohë reale ju dhe partneri juaj mund të shënoni cilat ditë jeni të lirë dhe të zënë. Kështu, nëse dikush prej jush planifikon ndonjë surprizë apo udhëtim është shumë e lehtë për mos u zhgënjyer.

Lidhjet në distancë mund të bëhen më të thjeshta

Me shumë mundësi ju e keni mendjen te Skype, por në fakt një aplikacion që quhet Between është shumë më i mirë për t’ju bërë të mos e ndjeni aspak distancën. Në këtë aplikacion oraret e të dyve ju llogariten direkt sipas vendndodhjes, ndërkohë që keni edhe një kalendar të përbashkët ku keni të dy akses dhe njoftimet ju vijnë të dyve kur keni ndryshime programi.

Bëni pazarin bashkë, edhe pse jo fizikisht

Wunderlist është një aplikacion që ju lejon të bëni pazarin bashkë në një mënyrë virtuale. Ju mund të krijoni një listë të produkteve që doni dhe nëse njëri prej partnerëve blen diçka thjesht e heq nga lista dhe tjetri nuk e blen dy herë.

Llogaritja e kostove

Spitwise është një aplikacion në të cilin ju mund të regjistroni me përpikmëri të gjitha shpenzimet tuaja dhe vepron njësoj si një “ekonomist xhepi”. Ju nuk do të konfuzoheni më se sa keni harxhuar në çfarë vendi dhe kjo do t’ju ulë shumë mundësinë e debateve të ndryshme që mund të keni lidhur me harxhimet.

Ndani kujtimet bashkë

PhotoCircle është një aplikacion ku ju mund të ruani dhe të ndani me njëri-tjetrin të gjitha videot dhe fotografitë që dëshironi duke krijuar albume të veçanta dhe ato nuk fshihen apo prishen sepse me anë të një kodi ju mund t’i merrni të gjitha në email.

(Kosova Sot)