Ty të mban për dore, e atë ende e mban në zemër: 7 shenja se ai ende nuk e ka harruar ish-in

  • 21 March 2017 - 09:33
Ty të mban për dore, e atë ende e mban në zemër: 7 shenja se ai ende nuk e ka harruar ish-in

Nëse dyshon se partneri ende nuk e ka harruar ish- të dashurën, vetë fakti se ju dyshoni flet diçka. Se a bëhet fjalë për dyshime të bazuara apo vetëm instinktet kanë të drejtë, do ta kuptoni përmes disa shenjave të caktuara,raporton Gazeta Kosova Sot

Shpesh flet me të Nga njëra anë, nuk ke të drejtë të prisni nga partneri që të sillet thuajse nuk e njeh dhe kthen kokën anash kur e takon në rrugë, por kjo nuk do të thotë se nuk ke të drejtë për dyshime nëse çdo të dytën ditë ai flet me të në telefon. Në këtë rast, "partneri ose ndjen faj që e ka lënë, ose ende ndjen diçka për të". 

Të gjitha njoftimeve të saj ua bën "like" Natyrisht se nuk është nevoja të fshini ish-in nga rrjetet shoqërore, dhe nuk ka gjë të keqe nëse në ngjarje të rëndësishme ia dhuroni një "like". Mirëpo, nëse vëreni se partneri ka një "like" për gjithçka që ajo poston, duhet shtruar pyetje pse ndodh kështu. A do të thotë se e përcjell profilin e saj, nëse po, përse? 

Gjithmonë e përqesh Pak hidhërim lejohet, por nëse në mënyrë konstante e përqesh, ndoshta kjo është shenjë se po tenton ta bindë veten se me të është më mirë. 

Lidhjes tuaj i bën presion Gjithmonë e dimë se nganjëherë pas ndarjes ka një garë se cili nga ish-ët do të gjejë dashurinë më përpara. Nëse i dashuri juaj i bën presion lidhjes, shpejton për disa gjëra si, publikimi i lidhjes në "Facebook", jetë të përbashkët apo martesë, me siguri se ke punë me një garues, me ish-in.

Di për të më shumë se do të duhej "E shikon si ty të pëlqen të shikosh futboll me mua, ajo kurrë nuk ka dashur" - deklarime të këtilla dhe të ngjashme nuk duhet t'ju zemërojnë nëse i dëgjoni më shpesh. Kjo vetëm do të thotë se të krahason me të.

I ka ruajtur dhuratat e saj Nëse mban rrobat që ia ka blerë, kjo është diçka tjetër, por nëse ende fle në bluzën që ajo ia ka blerë, kjo është diç tjetër. Në këtë rast është e vështirë ta dimë nëse e ka ruajtur si kujtim të bukur apo se ende dëshiron ndjenjat e saj aty. Më mirë do të ishte të bisedoni për këtë.

Ende është i afërt me familjen e saj Nënkuptohet se kur njëherë ndahesh me dikë, ndalon të shkojë në drekë te prindërit e saj. Nëse ende shoqërohet me familjen e saj, ka gjasë që kështu duan të ruajnë lidhjen dhe ngadalë të pajtohen.

(Kosova Sot)