Ngjarje e vërtetë: Nga hakmarrja u martua me atë që nuk e donte (5)

  • 22 March 2017 - 16:13
Ngjarje e vërtetë: Nga hakmarrja u martua me atë që nuk e donte (5)

- Të lumtë! Për kur e rezervoi? - pyeti nëna. - Rezervoi? - u habita. - Për cilën ditë e rezervoi fustanin? - Nuk e rezervoi, menjëherë e veshi dhe me të doli nga salloni. - Shihe ti! Kurrë nuk paskam dëgjuar për një nuse të tillë. A i tregove kur duhet ta kthejë fustanin? - Ta kthejë? E, pse ta kthejë? - u habita unë. - Behar, mos bëj shaka! - më tha nëna me një ton më të ashpër. - Nuk po bëj shaka. Ia shita fustanin, ajo e pagoi, nuk kuptoj pse do ta kthente - me të vërtetë nuk kuptoja gjë. - E ke shitur? E ke shitur për ato para që m'i dhe? - nëna kërceu në këmbë, sikur ta kishte kafshuar gjarpri. - Po, dy herë e shikova çmimin - i thashë. - Fustanet e nusërisë huazohen! - bërtiti ajo. - Huazohen? Me atë çmim?! - tani isha unë ai që habitej. - O Behar zeza, Behar zeza! Sikur të jetoje në Mars. Qe sa vjet unë dhe vëllai yt merremi me këtë punë, e ti nuk e di as që fustanet e nusërisë jepen hua. Turp! - Turp është se me çfarë çmimi jepen hua. E, kujt do t'i shkonte ndërmend se ato jepen hua? - shpreha sinqerisht atë që mendoja. - Ka raste edhe kur i shesim, por në ato raste çmimi është shumë më i madh, o e mjera unë për ty! A i more bile të dhënat e saj? - Nuk i mora. Kur shkoj të blej bukë e qumësht, askush nuk ma kërkon letërnjoftimin. - Biri im i dashur! Me veprimin tënd ti na ktheve në minus prej më shumë se 1000 eurosh! - Dhe, çka do të bëjmë tani? - më interesonte. - Çka mund të bëjmë? Ta qesim një shpallje në gazetë, ta kërkojmë atë vajzë të mjerë. Nuk do të bëhet kiameti, por një gjë është e sigurt. Këmba jote më kurrë nuk do të shkelë në sallon. Dhe, mos planifiko kurrfarë udhëtimi, por mendo si do t'm'i kthesh paratë që m'i humbe. Pas festave fillova të punoja si kamerier, me qëllim që t'i fitoja ato para dhe t'ua ktheja. Por, punoja edhe për udhëtimin e ri. Në aeroportin e Frankfurtit prisja fluturimin për Nju Jork. Më dukej se shihja një fytyrë të njohur. Sa më shumë që më afrohej, isha i sigurt se atë bukuroshe e kisha parë edhe diku tjetër. E, më pas, mu kujtua. Ishte ajo vajza të cilës ia kisha shitur fustanin e nusërisë. Ishte verë, e ajo e veshur me rroba të shkurtra, me një fustan laralara, i cili i rrinte për mrekulli. Kaloi pranë meje. Diçka më shtyri t'i shkoja prapa. - Zonjë, prisni pak - e thirra. Ajo më dëgjoi, u kthye dhe, pasi që na u ndeshën shikimet, para vetes pashë femrën më të bukur që kisha parë ndonjëherë. - Ju?! Çka bëni ju këtu? - më njohu. - A keni kohë për kafe? - e pyeta, meqë më duhej gjithsesi ta shfrytë- zoja rastin që mu dha. - Fluturimin e kam pas dy orësh. Jam duke udhëtuar në Nju Jork - më tha. - Unë jam Behari - iu prezantova. - Fatmira - m'u përgjigj. - Edhe unë jam duke shkuar në Nju Jork - i thashë. mKur u ulëm për kafe, i tregova si kisha kaluar për shkak të fustanit të nusërisë. Ajo filloi të qeshte. Nuk kishte faj! - E, ku është burri? - e pyeta. - Nuk u martova. Atë ditë, kur duhej të martohesha, shkova në banesën të cilën e kishim rregulluar ne të dy, për të jetuar së bashku, kur e gjeta të fejuarin tim me një femër tjetër në shtrat. Ai as që më kërkoi falje! Më tha vetëm se nuk ishte i sigurt a bënte keq, a mirë, që martohej. Unë u ktheva me vrap në shtëpi. E shqeva fustanin e nusërisë. Miku i tij më i mirë, i cili duhej të ishte shoqërues i tij në dasmë, erdhi te unë dhe, pasi që më tha se më donte, propozoi që ai të martohej me mua. Atë moment, kjo më dukej mënyra më e mirë për t'iu hakmarrë. Por, për t'u martuar, nuk u martova - më tha ajo. Në avion arritëm të kombinoheshim me të tjerët dhe u ulëm njëri pranë tjetrit. E, kur u kthyem nga Nju Jorku, filluam të dilnim dhe, nuk vonoi shumë dhe vendosëm të martoheshim. Është e tepërt të thuhet se sa shumë u gëzuan nëna dhe vëllai pasi morën vesh këtë gjë. Kur dëgjuan se gjeta vajzën të cilës ia kisha shitur fustanin e nusërisë. Mu për këtë shkak, dhuratat festive për ne kanë domethënie më të madhe. Për shkak të magjisë së dashurisë, e cila na lidhi, duam që edhe biri ynë të besojë në mrekulli. E, mrekullitë iu ndodhin vetëm atyre që besojnë në to. Jemi të sigurt që biri ynë do të besojë edhe për një kohë të gjatë që Babadimri ekziston. FUND

NGA NESËR MUND TA LEXONI NGJARJEN E RE TË VËRTETË:  "BESONTE SE DO TA NDRYSHONTE ME MIRËSINË E VET" 

(Kosova Sot)