Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (7)

  • 24 April 2017 - 10:39
Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (7)

KAPITULLI I KATËRT

Dy ditë pasi që kishte bërë ëmbëlsira me kumbulla, ato kishin përfunduar në bërllok. Pa mëshirë i kishte futur në një qese të zezë dhe ua kishte dhënë bërllokxhinjve. Nuk donte më që të mendonte për mashkullin e panjohur, me tatuazhe. Ndoshta një gjë e tillë edhe do t'i shkonte për dore, por dy javë pas takimit të parë, e takoi atë duke qëndruar ulur në shkallët para banesës së saj. - Tung! Kam ardhur për ëmbëlsirat e mia. E di se tani duhet të jenë të forta si arra dhe do ta kenë formuar atë ngjyrën e gjelbër, por nuk mund të ankohem. Jam duke u vonuar me marrjen e shpërblimit dhe më duhet të kënaqem me atë që marr. Nëse Lulja kishte qenë e zemëruar për shkak se ai nuk kishte shkuar më herët, tani përfundimisht iu hiq zemërimi. - Më vjen keq, por ato ishin aq të shijshme, sa që nuk munda të rezistoja - i hëngra të gjitha. - Vetëm? - Jo... ua dhashë edhe disa të tjerëve. - Nuk mund të besoj! Sa i pafat jam. Por, nuk kam qenë në qytet. Më doli një udhëtim dhe assesi nuk mund të vija për ëmbëlsira. Luljeta e shikoi sesi ai çohej dhe ngadalë përgatitej që të shkonte shkallëve. Edhe pse e dinte se do të ishte logjike ta linte të shkonte, diçka në të donte ta mbante me çdo kusht, të paktën disa minuta. - A e përdorë ndonjëherë liftin, ti? - Jo, nuk jam mësuar. Nuk jam unë i banesave, jam rritur në shtëpi dhe nuk i duroj banesat. E, ecja shkallëve është e mirë për shëndet. - Nuk do të thosha se ke muskuj të tillë duke vrapuar shkallëve, përpos nëse nuk vrapon ndonjëherë me duar. - Muskujt i kam nga palestra. E, prej kur një amvise ka një trup të këtillë, të mrekullueshëm? Lulja buzëqeshi e turpëruar. - Ndoshta unë vetëm dukem si amvise. - Kur di të bësh ëmbëlsira me kumbulla dhe kur ke një përparëse aq të çarttë, atëherë nuk di çka të mendoj tjetër. Tani as ai nuk dukej i gatshëm që të largohej. Ishte mbështetur në mur dhe e vështronte. - Nëse aq shumë të pëlqejnë ato ëmbëlsira, ndoshta mundem edhe t'i përgatis. - Tani? - Po, edhe pse ndoshta do të të duket të presësh pak. I ke merituar. - Në rregull. Do të pres! Ai u ul si fëmijë në shkallë dhe i kryqë- zoi duart. - Këtu do të më presësh? - Po, nuk është këtu aq keq, sa duket. Lulja buzëqeshi. Hapi derën e banesës dhe ia bëri me dorë. Ai u habit. - Më fton brenda?- Po. Megjithatë, kështu është më mirë, sesa të rrish para dere. - Por... çka do të thonë njerëzit e tu? - Cilët njerëz? Atij iu bë e qartë se e kishte rrugën hapur. (vijon) 

(Kosova Sot)