Mënyra të thjeshta për vajzat e turpshme për ta “thyer akullin”

  • 25 April 2017 - 09:48
Mënyra të thjeshta për vajzat e turpshme për ta “thyer akullin”

Nuk ke pse t'i afroheni dikujt dhe t'ia tregoni emrin dhe gjithë jetën. Mund të bësh diçka të thjeshtë për t'ia nisur bisedës, trasmeton gazeta Kosova Sot

A ËSHTË E LIRË KJO ULËSE?

Nëse dëshiron të ulesh pranë atij, në autobus apo në shkollë, atëherë veproni kështu. Përderisa askush nuk është ulur me të, duhet të kaloni kohë me simpatinë tuaj, pranë tij.

KËPUCË TË MIRA!

Kjo nuk është e vështirë për ta thënë. Jo se po ju propozoni. Vetëm se po i bëni një kompliment bazik.

TUNG

Nëse ndiheni në siklet për ta thënë këtë fjalë, atëherë vetëm bëni një kontakt sy më sy dhe buzëqeshini. Është e njëjta.

HEJ, SI JE?

Njerëzve ju pëlqejnë të flasin. Ka mundësi që simpatia juaj ta shfrytëzojë mundësinë ose të mburret ose të ankohet për ditën.

SA FTOHTË QË BËN KËTU!

Nuk ke madje pse t'ia thuash këtë drejtpërdrejtë. Vetëm thuaje me veten tende derisa jeni pranë tij dhe mund t'ju përgjigjet.

A ËSHTË I MIRË AI LIBËR?

Nëse ka ndonjë libër me vete, atëherë pyeteni nëse i ka pëlqyer. Nëse edhe ju e keni lexuar, edhe më mirë. Mund të flisni sa e keni dashur apo urryer.

PO MENDOJA TA BLEJ DHE UNË NJË TELEFON SI TUAJIN

Djemve ju pëlqen të flasin për telefonat e tyre. Nëse ai e ka një telefon, bëji një koment rreth tij.

 NUK E NJOH ASKËND KËTU

Nëse është hera e parë për ju në një lokacion të ri, thuaj se je paksa nervoze, sepse nuk e njeh askënd. Ndershmëria nuk dhemb.

A KE QENË MË PARË KËTU?

Nëse jeni në një kafene të re, mund ta pyesni nëse edhe për të është hera e parë aty.

JAM SHUMË E LODHUR Njerëzit pëlqejnë të ankohen. Nëse dalloheni se jeni e lodhur, atëherë ata me gjasë do të vazhdojnë t'ju pyesin sa dhe përse jeni lodhur.

A MË NDIHMON TË HAP KËTË?

Nëse keni një kënaçe që nuk hapet dot, kërkoni ndihmë. Do të jetë i lumtur t'jua ofrojë.

A JEMI TAKUAR MË PARË?

Mund të aktroni thuajse ju duket i njohur. Nuk ka lidhje nëse është apo jo e vërtetë.

UAU, JENI I MAHNITSHËM

Nëse ndiheni me guxim, atëherë kjo është linja për ta thyer akullin. Mund t'ia dilni. 

(Kosova Sot)