Çfarë kërkojnë meshkujt nga një femër me të cilën duan të kalojnë jetën

  • 28 April 2017 - 09:26
Çfarë kërkojnë meshkujt nga një femër me të cilën duan të kalojnë jetën

Nuk është dashuria e parë e rëndësishme vetëm për atë që na ndodh në periudhën e ndjeshme të pjekjes, por edhe për shkak që ndikon në formimin e personalitetit tonë dhe në pjesën më të madhe përcakton dashuritë tona të ardhshme.

Mund të kaloni vite me dikë dhe sërish të mos merrni hapin e radhës për t'i bërë gjërat më serioze, sepse nuk e imagjinoni dot të kaloni të gjithë jetën me atë person. Nuk është aq e thjeshtë, sikur po blen një makinë apo një apartament, është një vendim me të cilin do të duhet të përballesh gjithë jetën, vetëm nëse zgjedh të divorcohesh, por pse ta bëjmë këtë kur mund ta shmangim?

1. Burrat duan dikë që di të bëjë dhuratat më të bukura, në kohën e duhur

Kjo është shumë më shumë se shkëmbimi i gjërave materiale. Ata e vlerësojnë nëse ju i blini dhuratën e duhur për Krishtlindje, edhe pse nuk ju kërkon kurrë asgjë. Tregohuni të vëmendshme me dëshirat e tij, edhe pse atij do t'i mjaftonte prania juaj për festa, një dhuratë e bukur dhe funksionale është gjithmonë një ide e mirë.

2. Duan dikë që i ka gjërat nën kontroll

Nuk mjafton vetëm një partnere e zgjuar, duhet dikush me ambicie dhe e motivuar për të arritur synimet. Nuk mjafton vetëm dëshira për t'i bërë gjërat, duhet edhe të jeni të motivuara. Në të kundërt, më shumë sesa sikur po dilni bashkë, atij do t'i duket sikur po kujdeset për një fëmijë.

3. Dikë më të pjekur se ata

Ai vërtet mund të jetë 6 vjet më i madh se ju, por pret që të jeni ju të pjekurat në lidhjen tuaj. Duhet të jeni të matura, gjakftohta, dhe t'i zgjidhni gjërat me qetësi nëse doni të fitoni zemrën e tij. Duhet të tregoheni të arsyeshme për të patur një raport të shëndetshëm. Kjo është diçka shumë e mirë kur mendon për partnerin që do kalosh gjithë jetën.

4. Një partnere e përgjegjshme

Nëse jeni praktike në mënyrën e të bërit të gjërave, me siguri jeni dhe shumë të përgjegjshme. Nëse bëni atë që thoni se do bëni, ai e di që do të mund të mbështetet tek ju gjithë jetën.

5. Është shumë e hapur në lidhjen tuaj

Sinqeriteti është pikë kyçe në ecurinë e çdo lidhje. Nëse i besoni partnerit dhe flisni me të për çdo problem që ndeshni rrugës, kështu vetëm sa ndihmoni raportin tuaj të rritet i shëndetshëm.

6. Një njeri i bukur

Bashkëshortja potenciale nuk duhet të jetë vetëm e bukur, sikur do vendoset si dekor mbi tavolinë. Shumë e rëndësishme është të jetë një njeri i mirë, energji pozitive dhe personi me të cilin do të donin të kalonin kohën e lirë. Kjo nuk bën më të bukur vetëm jetën e tij, por edhe të njerëzve që do t'ju rrethojnë.

7. Di të tregojë histori

E kemi thënë dhe më parë që aftësia për të treguar histori është një nga faktorët që bëjnë dikë tërheqës. Meshkujt e pëlqejnë dikë që flet, që tregon histori edhe kur ata do të preferonin që të pushojë. Ata duan dikë që flet atë që mendon, sepse kjo tregon që 'mendon'. Një nga arsyet pse ai do të donte të martohej me ju është se dëshiron që kjo bisedë të vazhdojë gjatë gjithë jetës.

8. Gjithnjë në krahun tuaj

Një lidhje mund të ketë ulje-ngritje dhe është shumë normale për sa kohë çdo gjë e rregulloni mes njëri-tjetrit. Nëse funksiononi si skuadër, në të mirë e në të keq, jeni personi i duhur për të kaluar jetën.

(Kosova Sot)