Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (10)

  • 30 April 2017 - 10:37
 Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (10)

Shoqet morën ëmbëlsira të shijshme të kumbullave me kafe, e Lules i vinte keq që ëmbëlsirat e preferuara të tij zhdukeshin një nga një. Dëgjonte tregimet rreth martesës dhe mundohej të kuptonte si ato gra i donin burrat e tyre, e në anën tjetër kurrë nuk ndaleshin duke thënë thashetheme rreth tyre. Njëra nga to thoshte se si burri i saj as që i fshin këmbët kur të hyjë në shtëpi, derisa tjetra ankohej se si burri i saj gjithnjë e më pak interesohej për të, respektivisht për seks. Por, këto ishin tregimet standarde me të cilat Lulja tanimë ishte mësuar, kështu që dinte se asnjë këshillë e saj, pa marrë parasysh sa e mirë do të ishte ajo, nuk do të pranohej dhe nuk do të ndryshonte asgjë. Gratë sikur kënaqeshin me problemet e tyre.

Sapo njëra nga gratë filloi të paraqiste dëshmitë në dobi të teorisë së saj, se burri e mashtronte, cingëroi telefoni fiks. Luljeta kërkoi falje që i duhej ta ndërpriste bisedën dhe u lajmërua në telefon. - Alo? - A është kjo kuzhinierja më e mirë dhe më e bukur që bën ëmbëlsira magjike? Ia njohu zërin, e zemra filloi t'i rrihte sikur para infarktit. - Ti je? - Unë, po kush. Çka po bën? - Më kanë ardhur shoqet. Ja, jemi duke bërë llaf. - A janë duke i ngrënë ëmbëlsirat e mia? Lulja nuk mundi e të mos qeshte me zë. - Mu desh t'ua jepja. - A do të mbetet ndonjë gjë për mua? Sapo Lulja u bë gati të thoshte se do të mbetej vetëm nëse ai do të vinte, kur iu kujtua një thashetheme të cilën e kishte dëgjuar dje në lift. - Vjen për ta vizituar të dashurën dhe thua, hajt të ha edhe ëmbëlsira? Kjo fjali dukej e marrë vetëm pasi që u tha. Lules i erdhi aq shumë marre që lejoi gjuhën të ishte më e shpejtë sesa mendja e saj. Priste që ai t'ia bënte me dije që pyetja e saj ishte krejt e marrë, por ai nuk mund ta dinte se çka zihej në kokën e Lules.

- Mendoja se nuk ta kisha përmendur Miradijen, por duket se po. Jo, sonte nuk do të shkoj te ajo, doja të vija veçanërisht për ëmbëlsirat tua. Por, meqë qenke e zënë, nuk ka lidhje. Do të kem raste të tjera. Nuk dua të të ndaj nga shoqet. Hajt, dëgjohemi! Lules i duhej të reagonte shpejt. - Eja lirisht. Nuk do të rrinë shumë shoqet. Ato janë të martuara, prandaj nuk kanë aq shumë kohë sa unë. Do të ishte dëm që ëmbëlsirat të prisheshin. Nuk duhej ta luste. Pasi që dëgjoi të qeshurën e tij, dëgjoi edhe zërin: - A është mirë sikur të vij pas... një ore? - Po, në rregull është. I mbeti vetëm të lutej që shoqet të shkonin deri atëherë, meqë nuk mund ta paramendonte takimin e tij me shoqet dhe mahnitjen e këtyre të fundit. (vijon) 

(Kosova Sot)