Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (13)

  • 22 May 2017 - 12:22
Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (13)

Kur Valdrini verën e ardhshme kishte ardhur i gatshëm ta fejojë dhe t'ia rregullojë dokumentet për Gjermani, hasi në Lulen, të cilën deri atëherë nuk e kishte njohur ashtu si ishte. Jo vetëm se e kishte përqeshur para të tjerëve, se letrat e tij i kishte lexuar me zë dhe e kishte përqeshur, por kishte filluar të flirtojë me djemtë e tjerë, për inat të Valdrinit. Ai kishte humbur nervat, kishte bërë skena, ndërsa që ajo verë kujtohej në qytet për vozitjet e shpejta të Valdrinit me motor, në kërkim të Lules së tij. Krejt çfarë kishte bërë ajo, ishte mbrojtja apo fshehja e dashurisë së saj, të cilën e ndiente.

E vetëdijshme se sa e dashuruar ishte dhe sa shpejt ishte përhapur lajmi se Valdrini do t'i propozonte, për t'u mbrojtur nga dashuria dhe për t'iu kthyer studimeve në qytetin madh, ajo kishte vendosur të bëhej një bushtër. Por, ajo kishte vuajtur. Isha ndarë midis Lules, e cila dëshiron një jetë tjetër dhe Luljetës, e cila do të martohej për djaloshin që e dashuronte. Një natë Valdrini kishte shkuar para shtëpisë së saj. Kishte pranuar të shëtisin me motor, por kishte përfunduar në shtëpinë e gjyshes së saj, ku edhe i kishte dhuruar virgjërinë. E kishte kthyer në shtëpi, ndërsa që ajo kishte kumtuar lajmin se nuk dëshiron të studiojë, por dëshiron të martohej me Valdrinin. Por, Valdrini kishte shkuar për të mos u lajmëruar kurrë më. Kishte provuar ta thërriste në telefon, por familja e tij ishin të vendosur kundër kësaj lidhjeje. I kishte shkruar letra, kishte filluar ta shmangte shoqërinë, vetëm qante dhe pyeste si kishte mundur t'ia merrte virgjërinë dhe ta braktiste. Kështu Lulja mbeti vetë, duke mos besuar se do të ekzistonte ndonjë mashkull, i cili do t'ia kthente vetëbesimin, si dhe një mashkull, i cili do të mund t'ia shëronte plagën që ia kishte shkaktuar Valdrini.

KAPITULLI I NËNTË

Kishin pirë verë të zezë dhe kishin biseduar për disa tema. Valdrini si gjithmonë ishte argëtues, edhe pse jo aq sa ishte Iliri. Disi ishte më serioz, pothuajse ishte përshtatur me mënyrën e të menduarit gjerman. -Unë e di se këtu kalohet mirë, se dilni çdo mbrëmje, se relaksoheni mirë, dhe se nuk është gjithçka e kompjuterizuar, si në Gjermani dhe në vendet e tjera perëndimore. Por, unë atje ndiej siguri. Vëllai im, menjëherë pasi që ka përfunduar shkollën e mesme është kthyer këtu, është punësuar në dyqan dhe ka punuar për pak para, gjë që mua gjithmonë më ka befasuar. I kam bërë ftesë të kthehet në Gjermani, por ai nuk kishte dashur të dëgjojë, këtu kishte gjithçka që kishte nevojë. Unë jam tjetër tip njeriu. Mua më duhet ta kem të sigurt se do të shkoj në pushim veror dhe dimëror, të kem një veturë të mirë dhe t'i lejoj vetes sime të blej atë që dua. /vijon/

(Kosova Sot)