Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (19)

  • 29 May 2017 - 11:43
Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (19)

Nëse kjo është ajo biondja, për të cilën fliste fqinji nga kati i dhjetë, atëherë do të jem tepër i pikëlluar me shijen e Ilirit, pasi që ajo vajzë kurrë nuk ishte simpatike për të. Ishte tepër e ftohtë, e pa ndenja për rrethin, dhe ia kujtonte në atë Lulen, e cila nuk ishte rritur në kryeqytet. Vonë e kishte vërejtur se po e shihte. Vetëm sa e kishte larguar shikimin nga Iliri për ta vështruar përreth dhe për ta shikuar nëse po i ofrohej ndonjë vajzë, e ka dëgjuar emrin e saj. Iliri i kishte dalë përpara dhe po vinte në drejtimin e saj, sikurse po ia bënte me dije se ai ishte aty, në ishullin e braktisur dhe se ajo është nga avioni dhe duhej ta vërente. Reagimi spontan i Lules ishte një tërheqje në shtëpi. Aty kishte mbetur, e vetëdijshme se me kaq budallallëk kishte vepruar, ia kishte bërë me dije se e kishte parë, e më pas kishte ikur. Nuk kishte arsye të ishte e tillë, e dinte një gjë të tillë, kështu që u kthye në tarracë dhe ia bëri me dorë. Po i thoshte diçka, madje edhe me duar provonte t'i tregonte se për çfarë po fliste, por ajo nuk po e dëgjonte. Kur e kishte kuptuar se me pantomimën e tij nuk po mund t'ia shpjegonte, i tregoi se menjëherë do të ngjitet lart. Nuk mundi t'i thoshte se nuk guxonte ta bënte një gjë të tillë. Vetëm ia doli t'i ndërrojë rrobat. Nuk kishte ndryshuar asgjë, pos se flokët i ishin rritur paksa, që ia përkujtonte disa djem problematikë, të cilët nuk janë më në modë. -Erdha te një njeri, t'i marr disa të holla sepse mi ka borxh, por ai nuk qenka në shtëpi. A mund të dal në tarracë dhe të përcjell nëse do të vjen, nuk dua ta humbas. -Dil, por rrokaqiejt kanë hyrje edhe nga ana tjetër. Kështu që është e pakuptimtë ta prisni në parking. -Ta hajë dreqi, e kam ditur se dëshiron të më shmanget. U kthye në dhomën e ditës dhe u hodh në kauç. -E ti po bën përgatitjen e madhe? -Më duhet, nuk e kam bërë tash e sa kohë. -A dëshiron të të ndihmoj? Buzëqeshi nga zemra. -Të faleminderit, por dyshoj se ti mund të bësh çka do qoftë nga punët e shtëpisë. -Mos u bëj qesharake, i di të gjitha! Ju ofrua. Ishte e kthyer me shpinë, ndërsa që ai e mbërtheu me duar në mënyrë që të marrë peshqirin të cilin po e mbante para vetes. Për një moment në atë mënyrë e kishte përqafuar, e ajo kishte marrë frymë thellë. E vetëdijshme se sa duar të fuqishme që kishte, se sa i gjerë që ishte, sa që ishte i aftë ta mbulojë me gjithë trupin e tij. Ndoshta edhe Iliri i kishte lexuar mendjen, pasi që nuk ishte ngutur të largohej nga trupi i Lules, madje fryma e tij u ndie në qafën e saj, frymë e nxehtë, e fortë, e qëllimtë. Më vonë kishte mundur edhe të buzëqeshte dhe të qetësohej, me tentimin e tij që deri në përsosmëri ta fshijë xhamin. Por, nuk ishte dorëzuar, edhe në fund Lulja u desh ta pranonte se e ka merituar të qëndronte për drekë. Kishte gatuar dy lloje të sallatave, mish pule dhe salcë nga kërpudhat, ndërsa në shpejtësi kishte përgatitur edhe patate të skuqura dhe gjithçka i kishte vendosur në tavolinë. Vijon

(Kosova Sot)