Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (40)

  • 22 June 2017 - 14:00
Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (40)

- Do të jem e sinqertë me ty. A e di kur isha në vendlindje herën e kaluar? - Atëherë kur u zhduke tamam provova të të bëja për vete?

- Po, atëherë.

- Po, më kujtohet.

- Atëherë midis nesh nuk kishte asgjë, bile mund të thuhet se as që më shkonte ndërmend se ne të dy mund të ishim bashkë. Atje e takova një mashkull. Pas kësaj fjalie Iliri u ul në kolltuk. Shihej se kjo fjali e kishte prekur.

- Takove një mashkull?

- Po. Por, jo dikë të huaj, por një njeri të cilin e kisha njohur shumë vite më parë. - Dhe? U lidhe me të?

- Po. Më dukej si gjëja më e mirë që duhej ta bëja, se ai u kthye në jetën time me një arsye. Bile, këtë e lidhja edhe me ty. Ai e shikoi i habitur, por në fytyrë ende e kishte shprehjen e njeriut të ofenduar.

- Po, Ilir, qysh atëherë e dija se ishte lehtë të dashuroheshe në ty. Je i ri, sikur do të thoshte shoqja ime Shpresa – je i freskët, argëtues, i ndryshëm. Më erdhe në shtëpi dhe ma solle një kaos të ëmbël në përditshmërinë time të mërzitshme. Kisha frikë se mund të mi shkatërroje të gjitha. Për këtë shkak vendosa ta provoj lidhjen me Valdrinin, t’ia jap një shans dashurisë e cila kishte vdekur qëmoti, pa e ditur kush pse.

- Pse mi thua të gjitha këto?

- Për shkak se, me të, kam mundësi të krijoj diçka të qëndrueshme.

- Dëshiron të thuash, të martohesh?

- Midis tjerash edhe atë dhe, të krijoj familje. Ai ofshau, mbajti kokën me dorë për një kohë, e më pas u kthjell, sikur papritmas të i ishte kujtuar diçka.

- D.m.th ajo lidhje është duke zgjatur gjatë tërë kohës, paralelisht me lidhjen tonë? - Jo, jo. Nuk kam qenë me të prej se jam me ty. U ndamë sepse... ai nuk jeton këtu dhe ndodhën disa gjëra që më bënë ta ndërroja mendjen. Por dje, pasi që pashë se çdo veprim i yti të cilin nuk e kuptoj, më lëndon, atëherë e thirra në telefon. Dhe, i thashë se pranoj të jetoj me të.

- A vetëm një grindje po u dashka që ti të vendosësh të martohesh me dikë tjetër, a? Nuk mund të besoj! Asaj nuk i erdhi aspak mirë që ai tërë këtë mesele e kuptoi kaq sipërfaqë- sisht. - Mos i shiko gjërat bardhezi, Ilir!

- Te unë çdo gjë është bardhezi. Nuk e di pse ju gratë gjithmonë i komplikoni gjërat. Dëgjo, ndoshta ke të drejtë. Ndoshta duhet të jesh me atë njeri, të martohesh dhe të bësh fëmijë. Unë jam i ri, axhami, i marrë, ndoshta nuk kam perspektivë, ndoshta e çoj jetën kot. Por, unë kurrë nuk do të vij në situatë që të them se, ja, ka ardhur koha që të bëj diçka, të martohem dhe të bëj fëmijë, nëse një gjë të tillë nuk e dëshiroj me zemër. Por, ti je ndryshe. Je tepër e kujdesshme, ti ke frikë të jetosh. Sapo t’u ofrua një mundësi që të martohesh, ti mezi prite të pranoje, pa menduar se a është ajo gjëja e duhur për ta bërë.


(Kosova Sot)