Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (41)

  • 23 June 2017 - 15:48
Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (41)

-Ilir, unë... të dashuroj shumë. Mendoja se këto fjalë janë vështirë të thuhen, por kur i tha, u ndie shumë e relaksuar. Këtë po e ndiente, por ishte e vërteta. -A më dashuron? E, si pra mund të ma thuash se po planifikon të martohesh me dikë tjetër? -Ne nuk kemi perspektivë! -Kush po e thotë këtë? Librat? Revistat e femrave, të cilat shkruajnë se si duhet të duket një partner ideal? -Ti nuk po mendon për t'u martuar, apo jo? Po e priste përgjigjen ashtu e tensionuar, thuajse po merret vendimi nëse do të jetojë apo nëse do të vdesë. Mirëpo, me një pjesë të mendjes dhe trupit shpresonte se do ta befasonte. Ai kishte marrë frymë thellë. U ngrit nga kolltuku, sikurse po fiton në kohë para se t'ia japë asaj përgjigjen. -Jo, e vërtetë është. Unë nuk po mendoj për martesë. Ky nuk është qëllimi im kryesor në jetë. Por, unë të dashuroj Lule. Sinqerisht, si një mashkull jo i pjekur si mund ta dashurojë një femër si ti. Gjithmonë kur jam me ty, shtroj pyetjen se çfarë është ajo që të mban për mua, madje shpeshherë ka menduar se një ditë do të ma thuash se jam i vogël për ty, se sa e forte je ti karshi meje dhe sa i dobët jam unë. Ti ke të gjitha - inteligjencën, bukurinë, freskinë, je e pavarur, jeton e vetme dhe ke botën tënde, e jeta ime është e pakuptimtë dhe e çuditshme. E, unë kam gjallërinë time dhe dëshirën për t'u endur poshtë- lart, me mushkëritë plot me ajër. Por, kjo nuk do të thotë se nuk di të dashuroj. Ndoshta kujdesin tim nuk di ta tregoj ndonjëherë, pasi që burrëria nuk ma lejon këtë dhe shihem si idiot. E saktë, unë nuk mund të ofroj martesë, por mund të ofroj jetë, dashuri, gjithçka që unë kam, gjithë botën mund ta ofroj para duarve tuaja. Mund të dhuroj krejt lirinë time. Më shumë nuk guxoj të premtoj, nuk mund të ndërtoj kulla nga pluhuri dhe ajri. Me atë djaloshin tjetër mund të kesh siguri, martesë dhe familje. Me mua do të kesh vetëm dashuri. Ke të drejtë, ndoshta është më mire për ty të më braktisësh. Lulja kishte dëgjuar secilën nga fjalët e tij, e më pas kishte vërejtur lotët që po i rridhnin nga sytë e saj. Dhe, para se gjërat të vështirësoheshin dhe të dukeshin nga hapësira, Iliri u ngrit dhe doli, u zhduk bashkë me erën. Ajo nuk kishte mundur të lëvizte vendit. Tashmë po e dinte si po mendonte Iliri, se nuk dëshironte t'i dhuronte shpresa dhe premtime të rreme. Ndërsa që e dashuronte. Gjithçka kishte marrë fund, për një gjë të tillë edhe ajo vetë është e sigurt, por fundi nuk kishte pse të ishte i tillë. Diçka po pengonte aty, diçka ishte gabim. Ia plasi vajit më vonë, kur e kuptoi se Iliri më nuk ishte i saj. /vijon/

(Kosova Sot)