ME KËTA NUK DO TA GJENI KURRË LUMTURINË

  • 27 June 2017 - 09:57
ME KËTA NUK DO TA GJENI KURRË LUMTURINË

Edhe pse secila femër e di llojin e vet të mashkullit që e dëshiron, këta përfundimisht nuk ju sugjerohen për lidhje a martesë

MASHKULLI ARROGANT

Tjetër është kur mashkulli mban gjërat për vete dhe qëndrimin e tij, e tjetër kur është arrogant dhe ju bën të ndiheni inferior në krahasim me të. Meshkujt si këta sillen sikur nuk meritoni vëmendjen e tyre.

GËNJESHTAR

Derisa gënjeshtrat shpesh mund të arsyetohen, mashkulli që gjithmonë fsheh diçka, kurrë nuk është në listën e meshkujve të preferuar për lidhje serioze. Mos harroni se gjithmonë janë dyshues, nuk e dini kur e flet të vërtetën apo përzien diçka nga anash.

MASHKULLI, QË ËSHTË I PASIONUAR PAS ISH-IT

 Nëse vëreni se i përzgjedhur juaj flet për ish-të dashurën, apo e përcjell përmes rrjeteve shoqërore, e në rastin më të keq ju krahason me të, , kapeni kokën në duar dhe ikni prej tij.

(Kosova Sot)