Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (47)

  • 28 June 2017 - 13:39
Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (47)

Por, pas një ore, ishte dëgjuar zilja e derës dhe disi po e dinte se ishte ai në derë. Ngadalë ishte nisur në drejtim të derës, duke ecur në gishtërinj, duke mos e ditur a t'ia hapë apo mos t'ia hapë derën, apo të shtiret se nuk është aty. -Lule, hape, e di se je brenda. Ai po bërtiste, por edhe më tutje ajo ishte në dilemë se çfarë të bënte. -Të betohem se nëse nuk e hap derën, do të qëndroj këtu dhe do t'i këndoj të gjitha këngët e Mahmut Feratit, që ia ka kushtuar dashurisë. E, zëri im nuk është aq i këndshëm, kështu që jam tepër i sigurt se kjo fqinjëve tuaj nuk do t'u pëlqejë aspak dhe nuk do të më duartrokasin. Edhe më tutje po heshtte, e strukur pranë derës, si një kafshë e vogël, shumë e frikësuar. Më pas u dëgjua zëri i tij i thellë, ''Mos qaj ti për mua'', kjo ishte kënga e parë e me sa dukej e gjithë ndërtesa po pëlciste nga zëri. Asaj iu desh që të reagonte para se të gjithë banorët të zbresin në katin e saj dhe ta shohin se kush ishte ai i çmendur, i cili po trazonte ndërtesën.

KAPITULLI I NJËZETEPESTË

E kishte vërejtur se kishte shtuar paksa në peshë, aq sa edhe i ishte nevojitur që të dukej edhe më burrë. -Ti je i çmendur! -Po, jam. Këtë nuk e kam fshehur kurrë. E kishte lëshuar që të hynte brenda, e ai si një zot i vërtetë shtëpie menjëherë shkoi dhe u ul në shtrat. -Këtu gjithmonë e kam pasur më së miri dhe jam ndier rehat. Dhe, si të kam? A je këtu në kalim e sipër apo e përgatit vellon? Ironia në zërin e tij po i shkaktonte dhimbje. Po qëndronte e mbështetur për muri dhe po e shikonte, po e përpinte me sytë e saj, thuajse po e puth dhe po e përqafon për gjithë atë kohë sa kishin qëndruar larg. -Jo, jam kthyer përgjithmonë. -Ashtu? Nuk të pëlqeu të jetosh në mërgim apo burri yt nuk i kishte përmbushur testet? -Nuk ke nevojë të jesh i keq. -Unë vetëm jam i sinqertë. Po pyes atë që më intereson. -U ktheva këtu, pasi që…. Nuk e dashuroj. -Çfarë lidhje ka kjo? Sot, në martesë edhe nuk futen njerëzit për dashuri, por për interes, nga frika e vetmisë apo shkaku i dashurisë së vjetër. -Ilir, përsëri po bëhesh i keq. Disi u bë më serioz. Fytyra e tij kishte një dukje të errët, pothuajse në kokë i kishte rënë terri. -A po pret që të jem i mirë me ty? A po pret që të uroj mirëseardhje? Nuk ishe me muaj të tërë. Ke shkuar pothuajse nuk e ke askënd këtu. Nuk ma ke dërguar as një porosi të vetme, së paku ta kuptoj që gjithë ajo që kemi përjetuar nuk ishte vetëm një petull me qershi, të cilën mu desh ta përpija shpejt, para se të ma marrin të tjerët. -Nuk po pres asgjë. Por, të lutem mos mih në plagën e gjallë. -Ti mua më ke krijuar plagë. -E di... në fakt nuk e di. -Atëherë e di tani. Isha çmendur pothuajse kur jemi ndarë. Shumë i çmendur. -Edhe unë isha e çmendur, ndoshta në një tjetër mënyrë. -Përse më ke thirrur?-Kam gabuar numrin, në mënyrë manuale është sjellë numri. /vijon/ 

(Kosova Sot)