Katër arsye pse meshkujt i tradhtojnë gratë që i duan

  • 25 July 2017 - 13:15
Katër arsye pse meshkujt i tradhtojnë gratë që i duan

"Ai më do dhe kurrë nuk më tradhton", është fjalia që femrat shpesh e thonë. Mirëpo, meshkujt dinë ta tradhtojnë edhe femrën që e duan, ja përse: Janë të papjekur: Nëse mashkulli nuk ka përvojë me lidhjet dhe tani ka qenë vetëm në lidhje sipërfaqë- sore, nuk e di se tradhtia mund të ketë pasoja që shkaktojnë dhimbje. Nuk janë të lumtur, por nuk duan të iniciojnë ndarjen, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Shumë femra do të theksojnë se fakti që e doni partnerin nuk është kushti i vetëm për lidhje të lumtur. Shumë çifte janë ndarë pa marrë parasysh se janë dashur, por thjesht nuk ishin për njëri-tjetrin. Duhet ta ushqejnë egon: Meshkujt e pasigurt presin dëshminë se janë të mirë, të bukur, të mençur, të aftë... në vend se këtë ta kërkojnë nga femra e tyre, ata lëshohen në tradhti dhe këtë e kërkojnë nga dikush tjetër. Probleme të natyrës serioze: Nganjëherë tradhtia është rezultat i problemeve të gjata të natyrës serioze. Sidomos nëse mashkulli është i varur nga seksi, që duhet shëruar me ndihmën e ekspertit. 

(Kosova Sot)