“Tradhtia e çmendur, më ftoi në dasmë për të bërë seks por unë ia ktheva ndryshe”

  • 25 July 2017 - 14:30
“Tradhtia e çmendur, më ftoi në dasmë për të bërë seks por unë ia ktheva ndryshe”

Një histori dashurie dhe një tradhti ka futur në sherr dy çifte të reja.

Një grua, 30-vjeçe dhe e martuar, ka nisur një raport intim me një koleg, i cili ishte i fejuar. Por dasma e tij duket se i ngatërroi edhe më shumë ngjarjet. Ja çfarë i shkruan ajo psikologes së “The Sun”… [nintchdbpict000334548130]

Letra e 30-vjeçares

“Para 18 muajsh në kompaninë ku punoj unë erdhi një punonjës i ri. Ai ishte 29 vjeç dhe ishte i fejuar. Që në fillim kur e pashë, dukej që ishte tip që i pëlqente të ngacmonte.

Dalë nga dalë ne filluam të afroheshim deri sa përfunduam duke u lidhur në fshehtësi. Edhe pse e donim shumë njëri-tjetrin, e dinim që kjo lidhje nuk mund të vazhdohej më tej.

Pak kohë më parë ai kishte ditën e martesës. Atë ditë unë e kalova shtrirë duke qarë për të, vetëm kur ai më merr ne telefon dhe me thotë se më do dhe se nuk dëshiron të martohet. Unë i thash që kjo nuk mund të ndodhte, ndaj ai duhej të vazhdonte të ecte para me jetën e tij.

Ai më thoshte shpesh se është i dashuruar me mua dhe se jeta jonë seksuale është e mrekullueshme, por unë nuk mund të ndahesha nga burri dhe nuk mund të lejoja të ndahej as ai pasi gruaja e tij ishte shtatzënë.

Tani, kur kanë kaluar disa muaj dhe vajza e tij është 6 muajshme, ai i tha të shoqes se donte të ndahej. Por ajo e kuptoi që kishte dike tjetër në jetë dhe pas disa kërkimesh i kapi mesazhet tona në telefon.

Arriti të mësonte dhe emrin e burrit tim dhe nga Facebook-u i tregoi për lidhjen tonë.

Tani gjërat janë bërë lëmsh. Im shoq iku dhe jeton më të ëmën, e ndërsa ata vetëm zihen.

Ndihem në faj që ia kam prish martesën atij dhe po ashtu që kam lënduar burrin. Nuk di çfarë të bëj?”

Përgjigjja e psikologia

“Vërtetë që keni bërë një lëmsh.

Nëse ndihesh në faj dhe nuk do të vazhdosh me tej, shkëput çdo kontakt me të dhe mundohu të zgjidhësh problemin me burrin tënd.

Kaq e thjeshtë…”

 

(Kosova Sot)