A është e rëndësishme përmasa? Sa dhe si ndikon ajo tek jeta seksuale në çift?

  • 16 August 2017 - 22:27
A është e rëndësishme përmasa? Sa dhe si ndikon ajo tek jeta seksuale në çift?

Përmasa e organit seksual mashkullor është ndër temat më të diskutuara që lidhen me seksin. Ka shumë studime që dalin në përfundimin se përmasa nuk ndikon në mendimin që kanë femrat për performancën seksuale të partnerit.

Thënë ndryshe, gjatësia e ‘shokut’ nuk e dëmton jetën tuaj seksuale. ‘Mund të shfaqen probleme në rastet kur meshkujt përqendrohen së tepërmi tek përmasa organit të tyre në vend që të shijojnë seksin, të kënaqen dhe të gjejnë mënyra për të kënaqur të dashurën e tyre’, thotë David Frederick, professor në Champman University.

Ai do të na rrëfejë disa fakte lidhur me përmasën e penisit që do t’ju ndihmojnë të çliroheni nga ‘mallkimi’ i këtij miti.

Gjatësia mesatare e një penisi gjatë ereksionit është 13.1 cm

Së fundmi, kërkues nga Britania e Madhe kanë kombinuar të dhënat mbi përmasat e organeve gjenitale mashkullore të nxjerra nga 20 studime për meshkujt mbi 17 vjeç. Mesataret që u nxorën ishin ato të 9.1 centimetrave për penisin e lëshuar dhe 13.1 centimetra në gjendje ereksioni.

Asnjë lidhje e dukshme nuk u gjet mes madhësisë së organit gjenital me madhësinë e testikujve, moshën apo madhësinë e këmbës.

Meshkujt gënjejnë shumë lidhur me përmasën e vërtetë

Ka patur shumë studime për përmasat e një organi gjenital mashkullor. Përveçse na kanë dhënë një ide se sa mund të jetë përmasa mesatare, studiuesit kanë kuptuar se meshkujt nuk janë edhe aq të besueshëm kur vjen fjala për të treguar përmasën e vërtetë të organit të tyre.

‘Nëse e pyet një mashkull, ka shumë mundësi që ai ta rrisë atë me 2 centimetra’, thotë dr. Frederick.

Përmasa nuk e ndihmon një femër të kalojë në orgazëm

Ka shumë faktorë që ndikojnë tek orgazma femërore, por vetëm 1/5-at e femrave e kalojnë atë vetëm në sajë të fërkimit vaginal. Shumica e femrave ndikohen nga faktorë si marrëdhënia me partnerin, gjendja shpirtërore dhe të tjera që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me kontaktin e organeve gjenitale.

Pesha e mashkullit është më e rëndësishme tek femra sesa madhësia e organit

Një organ i vogël mund të ndikojë në tërheqjen fizike deri në gjatësinë e 7.2 centimetrave (në gjendje të lëshuar), sipas një studimi 7.2 centimetra e më tej, nuk ndikonte më në tërheqjen fizike që kishin femrat për meshkuj të caktuar.

Ato vlerësuan më tepër meshkujt e gjatë, me shpatulla të gjera, të mirëformuar fizikisht, pavarësisht se disa prej tyre mund të kishin një penis më të vogël se të tjerë meshkuj që ishin më të imët.

Shumica e meshkujve janë të pakënaqur nga përmasa e organit të tyre

Këtë e tregojnë shumë studime të viteve të fundit. Kanë të drejtë apo jo, këto pakënaqësi nuk duhen nënvlerësuar. Meshkujt ndikohen nga mendimi që kanë për penisin e tyre për të patur ose jo një jetë të kënaqshme seksuale.

Ekziston një sindromë shumë e përhapur që quhet ‘Sindroma e Penisit të vogël’

Kjo sindromë është një gjendje në të cilën një mashkull me një penis të përmasës mesatare shqetësohet se mos organi i tij është tepër i vogël. Ky është një problem i cili mund të trajtohet dhe duhet trajtuar, në mënyrë që frika që një mashkull ka për përmasën e organit të tij të mos kthehet në një obsesion.

Mjekët dhe studiuesit përsërisin: Për femrat gjatësia nuk është e rëndësishme. Kur vjen fjala për një jetë të kënaqshme seksuale, është marrëdhënia që keni dhe ndjenjat që ushqeni për njëri-tjetrin ato që vërtet ndikojnë. 

 (Kosova Sot)