Roman dashurie: Sharmant apo romantik (41)

  • 17 August 2017 - 12:20
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (41)

E më pas kishte vendosur që të shkojë në shëtitje, kishte ftuar edhe shoqen e saj më të ngushtë, në mënyrë që së paku një të shtunë mbrëma ta kalojë dhe ta përjetojë me shoqërinë e dikurshme. Shoqja e saj ende kishte telashe me të dashurin e vet, derisa Merita kishte ndaluar së foluri për dietat dhe tashmë ia kishte filluar të murmuriste vetëm për jogë. Por, tash ato nuk ishin të mërzitshme as të tepërta, disi po ndihej se aty edhe e kishte vendin, përderisa Mirlindi dhe Petriti ishte vetëm pjesë e një mashtrimi, mashtrim ky që përgjithmonë kishte mundur ta largonte nga rruga e drejtë. Në këtë kohë të pa kohë, kur rrethi ku ato po qëndronin ishte shndërruar në një çmendinë të vërtetë prej lumturisë, ishte shfaqur një grup djemsh që ishin ulur skaj tyre. Njëra nga shoqet e Sheqeres kishte humbur nga ambienti i krijuar dhe nga koha, por atëherë iu desh që edhe dikush t'ia kumtojë lajmin. - A e di se kush ka ardhur? Petriti! Asgjë më keq nuk kishte mundur të ndodhte në ato momente. Sheqerja kishte lëshuar shikimin në tavolinën fqinje dhe ishte takuar me shikimin e tij. Buzëqeshi. Ia kishte kthyer buzëqeshjen, megjithëse tepër pikëllues, në mënyrë që dikush do ta kuptonte se sa e hutuar që ishte. Koha po kalonte, e ata të dy ia kishin dalë që të vjedhin disa shikime midis masës se gjithë atyre që po vallëzonin, të cilat ishin vendosur në hapësirat midis tavolinave. Arriti edhe porosia e Petritit, ku po shkruante se si ajo ishte vajza më e bukur në aheng. Më pas kishte arritur edhe një porosi tjetër, në të cilën shkruante se kishte porositur këngën e tyre. Në fund nga ahengu kishin dalë së bashku. Shoqet e saja ishin larguar paksa të vetëdijshme se Petriti i ka disa fjalë për t'ia thënë shoqes së tyre. - Nuk më je lajmëruar. A do të thotë kjo se krejt në fund ke vendosur të jesh pa mua? Ishte aq i dashur, aq i ëmbël, i afërt. - Kjo do të thotë se unë mendoj që alkooli të ka turbulluar mendjen, dhe se ishte më i ndjeshëm sesa që ishte zakonisht. Buzëqeshi. - Unë i dehur i bëj gjërat të cilat kur jam esëll nuk kam guxim t'i bëj. E ti kurrë nuk i bën gjërat prej të cilave ke frikë. Vetëm do të dëshiroja ta di pse më shikon gjithmonë ashtu e dashuruar, kur nuk më lejon që e tëra të jesh e imja? Nuk iu përgjigj. Vetëm e ka puthur në buzë dhe shkoi, e vetëdijshme se ende nuk ishte e fortë që të mund ta kuptonte si rastësi apo zgjedhje të fatit që ai kishte shkuar në ahengun ku ajo kishte qëlluar.

KAPITULLI TRIDHJETË E DY

Në ditën e ditëlindjes, dikush kishte trokitur në derë. Kur Sheqerja e kishte hapur derën, nuk po mund ta vërente se kush ishte, pasi që buqeta me lule ishte aq e madhe saqë nuk mund ta dallonte. - Kjo është për juve. Kishte pranuar lulet dhe mezi i kishte futur brenda. Aty ishin as më pak e as më shumë se 300 trëndafila, që të gjitha ishin me ngjyrë të kuqe, dhe plot me jetë. Një letër kishte humbur diku mes tyre, por më në fund e kishte gjetur. 

(Kosova Sot)