Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (11)

  • 13 September 2017 - 15:44
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (11)

Ia kishte mbuluar buzët e saj me të tijat, duke ia ndalur frymën. Nuk po mundej të përmbahej e të mos e puthte, madje atë në një mënyrë krejt erotike. E kishte puthur për një kohë të gjatë dhe plot me zjarr, duke shkaktuar ngjalljen e emocioneve në trupin e saj. Ishte ndezur flakë, kur e kishte larguar nga duart. Po e shikonte me një shikim të turbullt, duke u habitur me puthjet dhe ndikimin e tyre tek ajo. -Të dua - tha befasisht dhe krejt papritur. Redoni ashtu po e shikonte në fytyrë. Për fat, ai nuk kishte nevojë ta thoshte këtë fjalë, prandaj edhe kishte marrë frymë thellë. Në mënyrë që ta shmangte secilën bisedë, kishte lëshuar edhe një puthje të zjarrtë në buzët e saj. -Shihemi nesër... - i tha, duke kaluar nga dera. - Do të vij të marr në ora nëntë. Në shenjë pajtimi ia bëri me kokë, i buzëqeshi me një zbehje dhe doli nga zyra e tij. Po e shikonte orën, duke e ditur paraprakisht se shumë pak kohë i kishte mbetur deri në takimin e rëndësishëm, me redaktorët e revistave prestigjioze. Kishte mundur të shkonte deri te restoranti më i afërt, në mënyrë që të hante diçka, dhe ta thërrasë Luani dhe ta përfundojë me këtë obligim. Kishte vendosur që më mirë ta duronte urinë sesa ta anulonte takimin me Luanin. Kishte lutur dikë t'ia gjente numrin e Luanit, marrë parasysh se për një kohë të gjatë numrin e tij nuk e kishte më. Po ndihej si një budalla, derisa po e sillte numrin e tij. Ai me atë njeri kurrë nuk kishte ndonjë telash, përkundrazi kishin bashkëpunuar mjaft mirë. E, tash duhet t'i lutet për diçka që gruaja e tij kishte botuar. Dhe atë në një libër, si ai ishte futur në gjithë këtë mesele. -Alo, Luan - po prekte kravatën, kur më pas ai i ishte përgjigjur në telefon. -Po, unë jam. -Redon Mehmeti në telefon. -Pikërisht tani mor mik më ke kushtuar një copë të madhe të arit. -Nuk po kuptoj. -Sot bashkëshortja më ka thënë se do të më thërrasësh, e unë i thashë se te kjo nuk do të vij. Kemi vënë bast me ar, dhe, ja... -Më beso, mezi po e njoh veten time në këto momente. Më pengon se nuk jam mashkulli i vetëm, i cili shkaku i gruas pranon ta bëjë diçka që është në pajtim me besimet e tij. -Meqenëse po hamendësoj përse më ke thirrur, do të thosha se nuk është në nivelin tënd. Mirëpo, dashnorja jote është një femër që ia vlen. -Të bësh diçka? Mendoj se shprehje më elegante do të ishte "të dukesh budalla". (vijon) 

(Kosova Sot)