Rrëfen 25 vjeçarja: I fejuari nuk më kënaq me seks ndërsa dashnori po, por kam frikë ta lë pasi...

  • 22 September 2017 - 13:26
Rrëfen 25 vjeçarja: I fejuari nuk më kënaq me seks ndërsa dashnori po, por kam frikë ta lë pasi...

Një vajzë 25 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është e fejuar por në lidhje edhe me një djalë tjetër. 

Vajza thotë se i do të dytë në mënyra të ndryshme, por që seksi me të fejuarin nuk është i mirë, ndërsa me dashnorin po.

Rrëfimi i plotë:

Seksi me dashnorin është i çuditshëm dhe jashtë kësaj bote. Por unë kam dhe të fejuarin e bukur, mirëpo seksi me të duket shumë i butë.

Jam një vajzë 25 vjeçare, ndërsa i fejuari im është 30 vjet. Ne jemi fejuar para afër 4 vitesh.

E dua atë dhe i besoj plotësisht por seksi është si vanilla dhe unë e dua atë më ekstrem.

Po ndihesha e frustruar një natë kur i fejuari shkoi ta takonte nënën e tij. Fillova të kërkoja online në një faqe për takime.

Kur u kyça, doja ta gjeja një djalë që ishte në të njëjtën gjendje si unë. Shpejt e gjeta dhe po bisedoja me të.

Ishte një djalë që më interesoi më shumë, i cili më bëri shumë të qeshja.

Ne filluam të flisnim çdo natë për disa javë. Ai është 33 vjet.

Kur ai më tha se donte të më takonte, unë e pyeta se kur dhe ku. Kjo ndodhi para dy vitesh, ndërsa tani atë mund ta quaj si shokun tim më të mirë.

Ai ishte i gatshëm të bënte çdo gjë për mua dhe jo vetëm në shtrat, por unë nuk mund ta dija nëse ai do të ishte besnik ndaj meje.

Jeta ime me të fejuarin është stabile dhe e sigurt. E di që ai më do dhe nuk më braktisë.

E di që nuk do ta besoni për shkak të aferës sime pro unë e dua shumë atë.

Një ditë, vendosa që i dashuri im duhej të largohej por ndjenjat ndryshuan ditën tjetër dhe doja ta kaloja kohën e plotë me të.

Tani ai ka një punë të mirë dhe mund të kujdeset për mua. Më ka thënë se dëshiron që të jetojmë bashkë dhe të mos kërkoj më në atë website në internet.

Çfarë duhet të bëj?

I dua këta dy meshkuj në mënyra ët ndryshme.

Përgjigja e psikologes:

Të flasim për këta dy meshkuj. I fejuari yt është i qëndrueshëm dhe të bën të ndihesh e dashuruar, por ti e di çka do në shtrat dhe ai nuk ta jep.

A mund të jesh ti besnike? Deri tani nuk po e bën si duhet këtë. Duket si një dashuri e sigurt. Djali që e ke njohur në internet tingëllon të jetë siç po e kërkon. Ti po e do seksin dhe ai duket të jetë i mirë në këtë gjë, andaj çfarë po të mban prapa?

A janë ndjenjat në mes jush aq të forta sa që ju jeni e frikësuar se jeni duke i thithur dhe pastaj duke u larguar? Me siguri që ke, a ke frikë se të gjitha mund të shkojnë keq? Një sugjerim. Mos vrapo nga një mashkull tek tjetri. Ti je 25 vjet dhe nuk ke nevojë që ta bësh këtë, por të fokusohesh tek një. Lëre të fejuarin, ai nuk është i duhuri për ty. Rri e pavarur dhe mund ta shohësh të dashurin.

(Kosova Sot)