Ngjarje e vërtetë: Pse i rashë pishman që HYRA NË ATË VETURË (1) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vėrtetė: Pse i rashė pishman qė HYRA NĖ ATĖ VETURĖ (1)

Ngjarje e vėrtetė: Pse i rashė pishman qė HYRA NĖ ATĖ VETURĖ (1)

Kurrë mos hyni në veturat e meshkujve të panjohur, na thoshin dikur nënat. Por, çka kur një i njohur, njeri i mirë, ofrohet që të na dërgojë në shtëpi, e në ndërkohë shndërrohet në sulmues? Isha e dashuruar si kurrë më parë. Më dukej se nuk shkelja në tokë. Ecja nëpër hava... Ajo dashuri e marrë më kthehej çdo ditë të lume... deri te një ditë e mallkuar. Isha duke u kthyer nga takimi me të dashurin, i cili atë ditë punonte deri natën vonë. Gjatë rrugës takova disa të njohur, iu buzëqesha dhe vazhdova, bisedova paksa me ta, kur njëri ndër ta më luti që të ndalem dhe ta pi një pije me ta. Refuzova sepse doja të shkoja në shtëpi, por pas një insistimi të madh dhe arsyetimeve "çka kërkon në shtëpi, aty të njohin të gjithë", apo "hala është herët, hajt qëndro edhe pak", vendosa që të rrija. Jo tepër gjatë, por mjaft sa për përfundimin tragjik. Pasi që u ngrita nga tavolina dhe thash se do të shkoja, u ngrit edhe një i njohur, të cilin me të vërtetë e njihja mirë dhe më tha: "Hajde, po vij edhe unë. Mund të të dërgoj me veturë, meqë edhe ashtu do të kaloj kah shtëpia jote". Ndjenja ime e gjashtë u aktivizua, dritat e kuqe u ndezën të tërat, ku ai zëri i brendshëm më thoshte që të mos shkoja me të. Natyrisht, injorova të gjitha ato vërejtje dhe hyra në veturën e tij. Pasi që u nisëm, telashet vetëm sa filluan të rriteshin edhe më shumë. Ai nuk u nis në drejtim të shtëpisë sime, nuk e mori as udhën më të gjatë që shkonte kah shtëpia ime, por mori një drejtim krejt tjetër... Pasi që e pyeta se ku ishim duke shkuar, ai më tha se po shkonim që të argëtoheshim. I thash që ta ndalte veturën, që unë të zbrisja, e ai le të shkonte vetëm që të argëtohej. Ai nuk më dëgjoi, por vetëm u zgërdhi. Truri më punonte si lokomotivë dhe isha në kërkim të një zgjidhjeje - si të dilja nga ai automobil. I thash se më thërriste nëna që të shkoja urgjentisht në shtëpi, por as kjo nuk pati sukses (për fat të keq, nuk kisha mjaft para në celular që të thërrisja ndonjë ndihmë). Duke qarë fillova ta lusja si një fëmijë, por situata vetëm sa vinte duke u bërë gjithnjë e më e rëndë. Me një zë të ashpër dhe të pamëshirë, ai më tha: "Ti nuk do të shkosh askund, derisa të argëtohemi". Shuplakat filluan që të më djersiteshin, lukthi më sillej si makinë e larjes së rrobave, frika më ishte futur në palcë dhe vetëm mendoja një gjë: "Të lutem o Zot, që të mos bëhem pjesë e kronikës së nesërme të zezë nëpër gazeta..." Larg nga qyteti, larg nga njerëzit, nga shtëpia, e vetme dhe e frikë- suar si kurrë më parë, në kthetrat e armikut, i cili dikur ishte një i njohshëm i mirë. Në fillim tentoi të më puthte... e ktheva kokën... ai u përkul mbi mua... e shtyva, por ai më ngrehi fort në drejtim të vetes... (vijon) 

(Kosova Sot)

2 orë e 17 minuta më parë