< Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (37) - Dashuri - Kosova Sot
Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (37)

Roman dashurie: E vėrshuar nga puthjet (37)

-Mos u bëj qesharak Redon! Vallë shëndeti yt do të duhet të jetë më pak i rëndësishëm sesa grindja jonë? -Nuk do ta zija për të madhe, nëse nuk tregon kujdes për mua, pas gjithë asaj që të kam shkaktuar.

- Lëre tani atë! Kjo më nuk është e rëndësishme! Ajo që ka rëndësi tani është shëndeti yt.

- Për mua rëndësi ka falja jote. Me të vërtetë kjo për mua ka rëndësi Laura. Sytë iu mbushën me lot.

- Unë ... Unë nuk kam çfarë të fal Redon... Nuk mund të zemërohem në ty për shkakun se nuk më dashuron... Mundem vetëm të vajtoj për këtë, që edhe e bëj. I mbylli sytë, i prekur me mendimin e saj racional. Kur i kishte hapur përsëri, e kishte kuptuar që infermierja që e kishte angazhuar, kishte hyrë në dhomë dhe ishte shtangur duke e shikuar Laurën.

- Më falni... - po belbëzonte, duke u përgatitur të dilte përjashta.

 -Hyr të lutem, hyr - po bënte me dorë në drejtim të saj.

- Dëshiroj që Laura të shikoj se jam në duar të mira! Ajo është brengosur për mua, besoj se do të ndihet më rehat kur ta kuptoj se ti po përkujdesesh mirë për mua. Kishte mjaftuar shumë pak kohë, që Laura, me shikimin e egër t'i shpallte luftë asaj. Sepse, infermierja ishte një femër shumë tërheqëse, e cila po veshte një uniformë të ngushtë dhe shumë seksi, çorapë të zeza dhe këpucë me taka të larta. Më shumë po i ngjasonte një vajzës që shfaqet në kabare, sesa një personeli të mjekësisë apo një infermiereje. Duke e vëzhguar ashtu, Laura nuk po e fshihte mllefin në sytë e saj. Por, asaj kjo nuk i bënte fare përshtypje. Po qëndronte para Laurës pa iu dridhur syri.

-Duhet ta dini zonjushë që do të jap gjithçka nga vetja ime që zotëria të shërohet sa më shpejt që është e mundur. Ajo po sillej pikërisht ashtu siç i kishin thënë Redoni dhe Hashimi.

-A mundesh, për fillim, që ta lësh vetëm, me mua? - Laura iu hodh, e gatshme që ta largojë nga dhoma. -Do të bëj këtë, nëse zotëri Mehmeti më thotë ashtu - tha infermierja, e qetë dhe gjakftohtë.

- Mendoj se do të jetë më e sigurt për ty nëse na lë vetëm, i tha, përderisa Redoni filloi të qeshte.

-Në rregull, zotëri Mehmeti - ia ktheu ajo, duke u nisur drejt derës.

-Më thirrni lirisht, nëse keni nevojë për diçka, apo dhe nëse nuk keni nevojë për asgjë, tha ashtu me qëllim dhe doli. (vijon)

(Kosova Sot)

4 orë e 24 minuta më parë