Nëse këto 4 gjëra janë prioritet te një mashkull, vështirë se do ta gjeni ndonjëherë dashurinë

  • 17 October 2017 - 09:25
Nëse këto 4 gjëra janë prioritet te një mashkull, vështirë se do ta gjeni ndonjëherë dashurinë

Dashurinë sot vështirë është ta gjesh, e femrat më shumë ankohen, sidomos ato që kërkojnë gjërat që jua pakësojnë gjasat për të qenë të lumtura. Nëse për juve këto kanë rëndësi, vështirë ta gjeni dashurinë.

GJATËSIA:

Të rralla janë ato femra që nuk dashurohen në një mashkull të gjatë, por nëse jeni një nga ato femra që refuzoni meshkujt nëse nuk janë të gjatë, po sabotoni veten në kërkim të dashurisë.

PUNA E MIRË:

Ekzistojnë femra që nuk e shikojnë një mashkull nëse nuk ka punë të mirë, e njëkohësisht habiten si nuk po e gjejnë dashurinë. Punët e mira shkojnë e vijnë, e meshkujt e mirë, që janë gjithnjë e më pak, rrallë i japin mundësinë femrave që i dashurojnë kur janë në kulmin e karrierës.

SUPER TRUP:

Nëse ky është prioritet i femrave, me siguri se keni humbur dashurinë e duhur që fshihet në një trup më pak tërheqës.

 SIGURIA FINANCIARE:

 Edhe këtë është mirë ta kesh, por nëse vetëm kjo ka rëndësi për ju, nuk mund të thuhet se po kërkoni dashurinë, por ndonjë sponsor.

(Kosova Sot)