Ja si të bëheni tërheqëse me 5 hapa

  • 29 July 2015 - 09:36
Ja si të bëheni tërheqëse me 5 hapa

Janë të paktë njerëzit që kategorizohen te të “bukurit”, për të tjerët gjetja e bukurisë vetjake është një rrugë në zbulim të vetvetes.

Rregulli thelbësor?

Mos u shihni më aq shpesh në pasqyrë dhe filloni të kuptoni se si ndiheni brenda jush, sepse ajo që ju bën të ndiheni seksi është pikërisht kjo gjë, duke u bërë specialë në sytë e të tjerëve. Të dukurit tërheqëse do të thotë të dini të shfaqni bukurinë natyrale, që në fakt të gjithë e kanë.

Boll me kritika, veproni

Jo vetëm veshjet e një firme të madhe apo make-up-i perfekt mund të tërheqë vëmendjen e të tjerëve: kujdesi për veten lind nga gjëra të veçanta dhe të thjeshta.

Shpeshherë mbase shpenzoni sasi të pabesueshme të kohës duke kritikuar aspektin tuaj të jashtëm dhe duke e dënuar veten, me rrezikun për t’i çliruar emocionet negative përballë frigoriferit.

Nëse do të bëni të kundërtën, gjërat do të jenë ndryshe. Prerja e duhur e flokëve mund t’ju ndryshojë pamjen e fytyrës dhe mund t’ju japë energjitë për të ndryshuar.

Dushi i përditshëm, deodoranti dhe dhëmbët e pastër janë tri elementet e para thelbësore për të pasur një pamje të kuruar, të freskët dhe shkëlqyese. Buzëkuqi? Asnjëherë mos dilni pa të. Mjafton edhe një shkëlqyes buzësh, për të ndriçuar fytyrën me një detaj, i cili bën diferencën.

Jini vetvetja

Nuk ka asgjë më erotike sesa një person që ka kurajën të manifestojë idetë e veta. Kur e lini veten të lirë për të shprehur atë që ndieni, rrezatoni forcë, energji, kurajë dhe kushdo që ju rrethon e vë menjëherë re “aureolën” e sigurisë që ju rrethon. Po tendenca për të qenë polemik? Edhe në dashuri, nervozizmi i të tjerëve nuk ka rezultat tërheqës, kështu që kjo çështje është më se e qartë.

Përdorni ngjyrat e duhura

Kombinimi i ngjyrave mund të rezultojë vendimtar. Informohuni mbi tonalitetet të cilat shkojnë me lëkurën tuaj dhe rezultati do të jetë një sukses, sepse ngjyrat e nxjerrin menjëherë në pah figurën e një femre.

Mos iu mbështesni thënies “më pak është më shumë”, sepse ky është një rregull i elegancës autentike. Vlen të thuhet se, do të ishte mirë t’i thoshit “po” një veshje ose aksesori të rëndësishëm dhe “jo” përzierjes së stileve të ndryshme dhe trukut të rëndë.

Si ndiheni?

Këtë pyetje të thjeshtë duhet t’ia bëni gjithmonë vetes sa herë blini një fustan apo veshje të re. Rrobat e reja nuk janë një çështje marke, por as edhe pamje e shkëlqyeshme e një faqeje kopertine të ndonjë të përditshmeje.

Ajo që mund të duket perfekte në manekinin e një vitrine mund të mos duket e njëjtë në trupin tuaj, sepse fatmirësisht sot të qenët njeri është një gjë unike: filloni të zgjidhni gjithçka që bën për ju dhe mos u pengoni nga moda e momentit.

Mësohuni të shihni veten

Mësohuni të vlerësoni bukurinë tuaj, sepse kështu do ta keni më të lehtë të dukeni gjithmonë në formë. Mbase për këtë do t’ju duhet pak kohë, por rezultati do të jetë i shkëlqyeshëm. Shumë pak persona i përkasin klasës së të “bukurve”, për gjithë të tjerët ekziston një rrugë zbulimi e vetvetes, gjatë së cilës fizikut të tyre i “shtojnë” forcën e brendshme, bukurinë e shpirtit, transmeton politiko.

Nuk është e mundur të ndryshoni trashëgiminë gjenetike, por të ndërgjegjësoheni, për vlerën tuaj, në mënyrë që të arrini ndryshimin.