Meshkuj, merrni veten “në qafë” nëse bëni këtë lëvizje gjatë seksit

  • 22 November 2017 - 21:00
Meshkuj, merrni veten “në qafë” nëse bëni këtë lëvizje gjatë seksit

Një djalë u verbua në njërin sy pas një orgazme. 29-vjeçari anglez, humbi përkohësisht në mëngjes vizionin, pasi gëzoi një kënaqësi seksuale të fuqishme.

Ai mbeti i tronditur nga ndikimi negativ nga ajo që normalisht duhej të ishte një rast i këndshëm.

Djali madje përfundoi në spital. Por fatmirësisht, pacientit shumë shpejt ju rikthye shikimi.

Pas ekzaminimit, mjekët zbuluan një hemorragji të vogël në syrin e majtë që po bllokonte një pjesë të shikimit të tij.

Mjekët zbuluan se djali ndoshta kishte mbajtur frymën dhe i kishte tensionuar muskujt e barkut gjatë seksit, çka kishte shkaktuar presion në syrin e tij, duke shpërthyer një enë gjaku.

Mendohet se disa meshkuj mbajnë frymën gjatë seksit për të parandaluar derdhjen e parakohshme. Të tjerët praktikojnë frymëmarrje të kontrolluar për të intensifikuar ndjeshmërinë e orgazamave. 

 (Kosova Sot)