Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (19)

  • 24 November 2017 - 14:09
Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (19)

Kur kishin përfunduar me gjellën, ai kishte sjellë akulloren e mbushur me çokollatë. Pas vetëm disa kafshatave Ganja disi u kollit. Një pjesë e madhe e metalit iu gjet në gojë. E kishte pështyrë e frikësuar dhe e kishte vërejtur se bëhej fjalë për një unazë. Ai e tërhoqi karrigen, e në fytyrë iu vërejt një buzëqeshje e kërkim faljes.

 - Më fal, kam dashur që kjo të jetë një befasi e këndshme, por nuk më kishte rënë ndërmend se nuk do ta vëresh. E morri unazën me duar dhe e pastroi me një faculetë, e më pas ia drejtoi asaj.

 - Çfarë do të thotë kjo?

 - Mendoj se kjo është shumë e qartë Ganja ime. Do të dëshiroja të martohesh për mua sepse tani e di që ti je femra e jetës sime. Ganja në veten e saj u ndje e tmerruar. Po e shikonte unazën, e herë po i shikonte sytë e tij, duke mos e ditur se çfarë të thoshte. Nuk e dashuronte, por ishte vonë ta priste princin me kalë të bardhë dhe dashurinë përrallore. Dëshironte të qante. Ai nuk e kishte merituar ta shihte dyshimin në fytyrën e saj. Po buzëqeshte, duke aktruar të lumturën, në mënyrën më të mirë të mundur. Ia ofroi dorën.

- Vendore. Ai nuk po e fshihte aspak frikën. Thellë në të po ekzistonte një dozë e frikës se do të refuzohej, e tash dëshira e tij ishte përmbushur, dhe pothuajse po shkëlqente.

 - Pranon?

- Natyrisht se po i dashur.

- Tash po fejohem, e martesa do të jetë diçka që kurrë nuk do ta harrosh. U puthën, e unaza po qëndronte në gishtin e saj.

KAPITULLI I NËNTËMBËDHJETË

Martesa ishte përcaktuar për në vjeshtë. Plani i tij ishte që martesën ta bëjnë të qetë, pa pasur shumë njerëz dhe që menjëherë të nisen në muajin e mjaltit. Për Ganën, drejtimi për muajin e mjaltit duhej të qëndronte fshehtësi deri në momentin e fundit, por mendonte se ishte ndonjë ishull me plazhin me rërë të bardhë. Gjithë stina e verës ishte para saj. Puna në postë gjithnjë e më shumë po i pëlqente, kështu që kishte vendosur që edhe kur të martohej, ta mbante vendin e punës. I fejuari i saj kishte insistuar ta linte punën, sepse ishte mjaft i pasur sa për ta ushqyer një familje të vogël, e po ashtu ai udhëtonte shpesh dhe dëshironte që ajo të jetë përcjellësja e tij kudo. Pas përfundimit të ndërrimit, ajo kishte shkuar te Genta. Ajo grua tash e tri vite kishte punuar në një bankë, por edhe pasi kishte shkuar prej postës ato kishin mbetur në kontakt. Për fatin e saj Meti ishte në shërim dhe ngadalë ishte kthyer jetës normale. Kishte vajzë dhe punonte në një bastore, kështu që Genta ishte tepër e lumtur. Ishin ulur së bashku, po pinin nga një lëng të ftohtë dhe po bisedonin rreth temave aktuale. - Kurrsesi të ta them, po flasim për diçka krejt tjetër e kjo që dua ta them është me shumë rëndësi. - Çfarë ashtu? - A të kujtohet kur e kam fituar atë udhë- timin shpërblyes për në banjë? Ka ndoshta edhe më shumë se katër vite, apo jo? - Janë pesë. - Sa mirë që i mban mend ti! Ganja qeshi pakëz, por asgjë nuk tha. Natyrisht se e kujtonte atë udhëtim, por me dëshirë do ta harronte. - A mund të besosh se përzëri para dy muajve dikush më ka propozuar dhe a mund ta imagjinosh se çfarë më ka ndodhur? - Mos vallë përsëri ke refuzuar ndonjë shpërblim? - Po! E ajo që është edhe më interesante është se kam fituar edhe një udhëtim shtatë ditor në atë banjë. Edhe Ganja ishte befasuar, ishte kjo një rastësi e madhe.

(Kosova Sot)