Ngjarje e vërtetë: Edhe kjo quhet dashuri (2) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vėrtetė: Edhe kjo quhet dashuri (2)

Ngjarje e vėrtetė: Edhe kjo quhet dashuri (2)

Sikurse edhe unë, po punonte me kompjuter. Ia kishte dalë të shkonte në Gjermani, por kurrsesi nuk ia kishte dalë t'i fitonte dokumentet. Kohë pas kohe ishte lajmëruar. - Këtu unë nuk guxoj të qëndroj, e atje nuk mund të kthehem. Jeta ime përsëri po kthehet në një ferr të vërtetë, dhe jam shumë i lumtur që nuk je në gjendje ta shohësh një gjendje si kjo. Nga ana tjetër, gjithçka tjetër këtu është e bukur, por më mungojnë shumë gjëra princesha ime. Më dëgjo, mos u thuaj asnjë fjalë gjysheve, u thuaj se jam mirë dhe në rregull - më tha. - Mos u brengos. Dhe... hej, Kaltrina... - Thuaje... - Mos u dorëzo! - Kurrë, ti e di këtë! Keti ishte shkurtesa nga nofka. Disa shenja të fshehta dhe shifra kishin mbetur me ne, edhe pse po kujtoja secilin shikim, secilin gjest. Shumë shpejt që të dyja gjyshet ndërruan jetë. Të njëjtin vit, njëra pas tjetrës. Uka nuk kishte mundur të vinte. Në botën e jashtme, pos gjithë asaj që i kishte ndodhur, si e kishte përjetuar një gjë të tillë, me siguri se vetë ai e di. Për mua, që nga atëherë, për të parën herë, po më mungonte me shumë dhimbje, thuajse vetëm atëherë më dhembte shkuarja e tij, për një kohë të gjatë. Nuk më kujtohet fare pranvera e atij vitit. Më kujtohet vetëm aroma e jargavanit, mënyra se si unë isha ulur në trotuar dhe shpresa se disa prej tyre do të më kthehen. Nuk kam mundur ta tejkaloj dhe ta harroj vdekjen e dy personave të vetëm që i kisha në këtë botë. Nuk kam mundur po ashtu ta tejkaloj dhimbjen e shkuarjes së Ukës. E kam ditur se nuk ka ilaç për dhimbjen, se nga kujtimet dhe memoriet me siguri se nuk mundem të mbijetoj. Kësaj radhe unë e kisha radhën, unë isha në lëvizje, m'u desh ta siguroj të ardhmen time. E kam shitur shtëpinë në qendër të qytetit dhe kam blerë një banesë më të vogël, në periferi. Me dijen dhe edukimin tim që e posedoja, puna që e bëja më sillte më pak të holla. Vitet po kalonin shumë shpejt, por po kalonin disi. Sikurse edhe ndonjë mashkull në jetën time. As që jam munduar që ndonjërin prej tyre ta mbaj në posedim apo ta kem afër meje. Për një gjë të tillë nevojitej kohë, durim, tolerancë, e asgjë më shumë se nga këto unë nuk kisha, apo më mirë të themi se nuk dëshiroja të kem. E më pas, një nate të vonë, Uka u lajmërua: - Princeshë, më në fund po vij, edhe pse për pak kohë, por po vij. Nga ky zgjim i dhunshëm nuk mundja të flisja. Vetëm ia dhashë adresën time të re. Kur ai më në fund hyri në banesën time, po bërtisnim nga lumturia, po buzëqeshnim, po përqafoheshim, po putheshim e përsëri po bërtisnim. Pas këtyre emocioneve, jemi ulur dhe kemi biseduar gjatë gjithë natës. Kemi biseduar për gjithçka. Pas të gjithave, tash kam veturën time, punën, banesën, dokumentet, kam gjithçka.

- Por, mesa po e shikoj edhe ti ke gjithçka! A të kanë mbetur të holla të mjaftueshme - më pyeti. - Sa të duash. Nëse ndonjëherë do të kem fëmijë, do t'i krijoj dhe ruaj diçka, që kurrë të mos kalojë nëpër atë që kemi kaluar unë dhe ti.

- Të kam sjellë ca të holla, që të ndihesh më e lirë dhe po ashtu, të mos harroj, të kam sjellë dy çanta përplot e përplot me gardërobë. Do të të pëlqejnë, numrin tënd e kam ditur gjithmonë, ia kam qëlluar. Po e lëshon shikimin teposhtë për të ma shikuar trupin, përderisa unë ashtu me dhimbje po vërej disa rrudha në fytyrën e tij. Thinjat po e bënin edhe më të moshuar. Thotë se ishte thinjur, pasi që i kishte vdekur gjyshja, sikurse edhe mua. E atëherë ishin shumë të ri.

- Unë po i ngjyros flokët e mia, nuk më intereson - provoj ta lumturoj, por se diçka po e mundonte mund të shihej nga aeroplani. Po e mundonte diçka, por më tha në fund: - Para dy viteve jam martuar me një femër gjermane.

- Dhe, kështu ke fituar dokumentet - po pyes por e di.

- Po.

- A je dashuruar, apo je martuar vetëm shkaku i dokumenteve?

- Jam dashuruar - më tha me një zë të ngjirur, përderisa unë e dija se po gënjente. E di se po i vinte turp nga vetja e tij. Pas gjithë asaj që kemi përjetuar së bashku, pas shumë sakrificave, nderi e krenarie, ai ishte shitur kaq mirë. I besova në gënjeshtrën që ma tha.

- A ke ndonjë fëmijë - e pyeta?

- Një vajzë, quhet Klea - buzëqeshi, përderisa lotët e mi po shkonin fytit teposhtë. Jo, jo, nuk ia vlen të qash e të vajtosh. Së paku jo tani, kur ia kemi dalë dhe kemi arritur sukses në jetë. /vijon

(Kosova Sot)

13 orë e 53 minuta më parë