A ju ndodh të mendoni për dikë tjetër kur bëni seks?

  • 07 December 2017 - 20:57
A ju ndodh të mendoni për dikë tjetër kur bëni seks?

Mund të ngjajë një pyetje shumë absurde që ndërsa je duke bërë seks me partneren apo partnerin të mendosh për dikë tjetër (seksualisht). Por studimet tregojnë se ky është një proces që ndodh. Në Britaninë e Madhe 46% e femrave mendojnë për dikë tjetër ndërsa bejnë seks, por nuk mbeten pas edhe meshkujt të cilët kapin shifrën e 42%-shit. Fantazitë seksuale janë shpesh të pakontrolluara, edhe ti që po e lexon këtë artikull tani mund të sjellesh në kujtesë ndonjë portret që e zëvendëson më atë të gruas apo burrit, të dashurës apo të dashurit. Mos u ndje keq, sepse nuk je vetëm, këtë mesa duket e bëjnë shumë njërëz në të gjithë botën. 26% e grave dhe 22% e burrave më pas I kanë bërë realitet fantazitë e tyre, duke pasur një marrëdhënie me një koleg/e pune. Një në 5 gra është shumë e terhequr nga dëshira për të bërë seks me shefin e saj. Në fakt nuk duhet të shqetësoheni sepse sipas insititutit “Kinsey” këto fantazi u ndodhin njerëzve të cilët kanë më pak probleme seksuale dhe atyre që shfaqin më pak pakënaqësi me jetën seksuale. Burrat pëlqejne treshet, gratë duan të bejne striptiz, kjo është gjithashtu pjesë e rezultateve të studimit. Burrat në fantazitë e tyre më shumë shkojnë drejt dominancës ndërsa seksi I kundërt drejt romanticitetit.

(Kosova Sot)