Sa herë e shoh, e dëshiroj! Refuzimi i saj po më bën ta…

  • 16 December 2017 - 23:26
Sa herë e shoh, e dëshiroj! Refuzimi i saj po më bën ta…

Në fillim lidhja e tyre ishtë e përsorur, por tani vajza është ftohur dhe djali ankohet se marrëdhënies së tyre i mungon ndjeshëm intimiteti. 

“Përshëndetje të gjithë lexuesve të faqes tuaj.

Jam një djalë 22 vjeç dhe e dashura ime është sa unë.

Dua të di mendimin tuaj për një situatë që më pengon shumë. Ne të dy jemi njohur në Shkodër dhe kemi së bashku gati 1 vit.

Ajo është një vajzë shumë e bukur dhe e ëmbël.

Grihemi për gjëra të vogla, por më shumë krejt për budalliqë. Ama pjesën më të madhe të kohës jemi të lumtur së bashku.
Kam rënë në dashuri me të, jam e sigurtë se e dua.

Përveç kënaqësisë fizike, e respektoj shumë edhe si person dhe e konsideroj veten me fat që e kam gjetur.

Megjithatë, ka një të metë në marrëdhënien tonë. Në 7 muajt e fundit kemi bërë shumë pak seks.

Ajo më thotë se nuk ja ndjen nevojën, e madje e kemi bërë edhe njëherë në 5 javë.

Jam i sigurtë se nuk ka ndonjë djalë tjetër.

Ju betohem se në fillim të lidhjes shkonim edhe 3 herë në javë.

Jam i sigurt se ajo më do.

Por kjo gjëja e mungesës së seksit ka filluar të më peshojë shumë.

Tani disa moralistë do të thonë: “Nëse e doni një person, duhet gjithashtu të respektoni zgjedhjet e tij dhe ta prisni…”

Por unë nuk mendoj kështu. Sepse ndihem keq që nuk kam marrëdhënie seksuale, sepse unë e dëshiroj çdo herë që e shoh, që e puth…

Nuk mund të jetohet vetëm me dashuri platonike, ka edhe seks në një çift!

Jam shumë i trishtuar për këtë situatë…Çfarë të bëj?”, shkruan ai.

(Kosova Sot)