E tradhtova me shokun e tij, por kur e mësoi, skenat tona seksuale filloi t’i bëj…” (+18)

  • 15 January 2018 - 16:54
E tradhtova me shokun e tij, por kur e mësoi, skenat tona seksuale filloi t’i bëj…” (+18)

Një 26 vjeçare i ka shkruar psikologes së “The Sun” duke i treguar historinë e saj të çuditshme të tradhtisë dhe sjelljen e të dashurit pasi e mësoi…

Letra e saj:

“Kam bërë marrëdhënie seksuale me shokun e ngushtë të të dashurit tim. Është ndoshta gjëja më e keqe që kam bërë ndonjëherë, edhe pse seksi ishte mahnitës.

Ai më kishte imagjinuar për vite dhe po përpiqej prej muajsh të ma thoshte por nuk kishte mundur. Ne jemi afërsisht në një moshë, unë jam 26 ai është 28.

Ne e gjetëm veten bashkë një ditë… dhe për t’i rënë shkurt, përfunduam duke bërë seks mjaft të egër.

Por pas asaj nate ne u penduam të dy dhe ramë dakord që nuk do ta përsërisnim më pasi u ndiem shumë keq për atë që po i bënim të dashurit tim, dhe njëherësh shokut të tij më të mirë.

Pas disa ditësh vendosa që t’i tregoja vetë të dashurit tim se çfarë ndodh sepse nuk mund t’ia mbaja më të fshehtë. Edhe pse prita që ta merrte shumë keq, ai u tregua i qetë dhe kur i thash që jam penduar më fali.

Pas disa ditësh kthehem në shtëpi dhe e gjej duke shkruar diçka në kompjuterin e tij. Kur iu afrova pashë që po shkruante diçka dhe më tha se po bënte një roman erotik për mua…

Por jo vetëm për mua, por për historinë e seksit mes meje dhe shokut të tij.

Ai e ka nisur tamam romanin dhe ka vazhduar me disa seri, deri sa më ka “bërë edhe shtatzënë”.

Unë nuk mund të besoj se ai dëshiron të shkruaj një roman të tillë dhe të përshkruaj me detaje seksin tim me dikë tjetër.

Kjo situatë po më frikëson dhe po më bën të dyshoj se ai ka pasur prej kohësh një imagjinatë të sëmurë.

Nuk di çfarë të bëj….”

Përgjigjja e psikologes:

Pjesa më e madhe e shkrimtarëve shkruajnë histori duke u nisur nga jeta e tyre personale dhe kjo nuk është një shenjë e keqe për të dashurin tënd. Por nëse dëshiron që ta kuptosh, atëherë duhet të flasësh shtruar me të dhe t’i sqaroni mirë gjërat mes jush”.

(Kosova Sot)