Jam shtatzënë me një të panjohur dhe nuk di si t’ia them partnerit

  • 17 January 2018 - 16:11
 Jam shtatzënë me një të panjohur dhe nuk di si t’ia them partnerit

Në rubrikën “Deidre” të tabloidit “The sun”, ka mbërritur historia e një vajze e cila ndodhet në një dilemë të madhe të jetës së saj. Gjatë pushimeve ajo pati një aventurë seksuale me një të panjohur, dhe pas asaj nate ka mbetur shtatzënë. Problemi qëndron te partneri i ri në jetën e saj të cilit ajo nuk di si t’ia thotë të gjithën këtë. Ja çfarë shkruan ajo në letër:

“Bëra seks me një të panjohur për një natë gjatë pushimeve dhe tani kam zbuluar se jam shtatzënë. Kisha shkuar me pushime me miqtë e mi dhe vendosëm të provonim klubin e natës të resorit. Isha shumë e dehur dhe kështu vendosa të bëj një shëtitje në bregdet me një djalë vëndas.Po kuptoheshim shumë mirë dhe unë isha në humor, kështu përfunduam duke bërë seks në rërë. Isha diçka romantike, por e dija që do ishte vetë për një natë.

Nuk mendova më për këtë gjë kur arrita në shtëpi, deri në momentin që fillova të ndihesha keq dhe vendosa të bëj një test ku konfirmova shtatzëninë.

Jam 12 javëshe tani dhe akoma nuk kam filluar të dukem si shtatzënë. Jam e lumtur për fëmijën që po prej dhe jam e bindur që mund të përshtatem. Unë jam 28 vjeç dhe kam një familje e cila më mbështet. Problemi qëndron te fakti që kam një mashkull tjetër në jetën time. Ai është dikush që e njihja vite më parë. Ai ishte shoku i vëllait tim, 2 vite më i vogël se unë dhe vinte shpesh në shtëpinë tonë.

Takimi jonë i veçantë ndodhi në një dasmë përpara se të nisesha me pushime. Ai njihte dhëndrin ndërsa unë nusen. Isha duke folur me shoqëruesen e parë të nuses kur hasa një fytyrë të njohur. E vura re nga shprehja e fytyrës që ishte shumë i lumtur që më pa sërish. Ditën tjetër ne e kaluam duke kujtuar të kaluarën dhe duke treguar të rejat në jetën tonë.

I morëm gjërat gradualisht dhe vetëm gjatë Krishtlindjeve filluam të bënim seks. Që prej asaj dite kemi qenë shumë të afërt, seksi është i shkëlqyer, dhe unë kam rënë në dashuri me të. Si do i them që po pres fëmijën e dikujt tjetër? Si do reagojë?” – përfundon rrëfimin ajo.

(Kosova Sot)