Kam të dashurën e mahnitshme, por e tradhtoj vazhdimisht, pasi...(+18)

  • 23 February 2018 - 23:32
Kam të dashurën e mahnitshme, por e tradhtoj vazhdimisht, pasi...(+18)

Një burrë 26 vjeçar ka rrëfyer për the Sun se e tradhton të dashurën e tij, pasi jeta seksuale me të është e vdekur.

Burri thotë se ndihet fajtor për atë që bën por nuk sheh zgjidhje, derisa e dashura e tij e cila ka një vajzë nga lidhja e kaluar, ka komplekse me trupin e saj.

Rrëfimi i plotë i saj:

Kam bërë seks me një femër që sapo e ka njohur në një të premte në mbrëmje.

Jam ndier i turpëruar me veten time por nuk është hera e parë.

Vitin e kaluar kam bërë seks me 15 femra, edhe pse kam një të dashur të mrekullueshme.

Unë zakonisht i gjej femrat në bare në qendër të qytetit dhe përfundoj në banesat e tyre, pasi unë e ndaj shtëpinë me tre shokë dhe nuk kam privatësi.

E dashura ime është 24 vjet ndërsa unë jam 26.

Ne jemi bashkë prej më shumë se 2 vitesh.

Ajo punon me gjysmë orari dhe jeton me vajzën e saj 4 vjet të cilën e ka nga lidhja e kaluar.

Unë punoj me orar të plotë në një agjenci për shitje.

Të premten e kaluar unë bëra një shitje afër 1 milion euro dhe isha në hënë.

Dëshira të festoja por e dashura ime nuk mund të gjente dado për fëmijë apo nuk donte të dilte.

Asaj nuk i pëlqente ta linte vajzën e saj me dikë tjetër.

Unë dola me kolegët e punës dhe më pas fillova të flisja me një vajzë që njoha aty.

Unë shkova në banesën e saj dhe përfunduam duke bërë seks. Ishte ndjenjë aq e mirë sa që nuk mund të mos e bëja.

Jeta ime seksuale me të dashurën ka vdekur për muaj të tërë.

Ajo kurrë nuk më ka lënë që ta shoh të zhveshur dhe çdoherë insiston që të bëjmë seks në dhomë të errët dhe nën mbulesa.

Ajo thotë se këtë e bën për shkak të stomakut të saj të butë që nga lindja, edhe pse unë kam provuar që t’ia largoj komplekset.

Unë kam arritur në një pikë që nuk e shijoj seksin fare dhe rrallë arrij të kënaqem.

E dua atë dhe ndihem fajtor por duhet të gjej zgjidhje për jetën time seksuale.

Nuk e di çfarë të bëj për të.

Përgjigja e psikologes:

Tradhtia nuk do të zgjidhë asgjë.

Por ti ke të drejtë. Lidhja juaj nuk mund të jetë e lumtur kur ke jetë seksuale të limituar.

Thuaj të dashurës që ke nevojë për bisedë seriozë kur vajza e saj është në shtrat dhe ju mund të bisedoni pa ndërprerje.

Thuaj se nuk sheh të ardhme bashkë derisa ajo nuk bën progres në këtë aspekt.

(Kosova Sot)