Ngjarje e vërtetë:U DASHUROVA NË TË, POR AI I TREGOI BURRIT TIM (1)

  • 21 March 2018 - 16:04
Ngjarje e vërtetë:U DASHUROVA NË TË, POR AI I TREGOI BURRIT TIM (1)

Nëse ju u takoni viteve të mesme, atëherë me siguri se ju kujtohet ‘Joshjet fatale’ me Glenn Close dhe Michael Douglas-in në rolet kryesore. E di se atëherë kam menduar se si kanë mundur të jenë aq naivë dhe të futen në telashe të tilla. Kurrë nuk më kishte shkuar mendja, madje as që e kam ëndërruar ndonjëherë se edhe unë do të futem vetë në telashe të tilla. Më së miri do të ishte të filloj t’jua rrëfej ngjarjen prej fillimit. Unë jetoj në një fshat, me bashkëshortin tim dhe me vajzën 8-vjeçare. Me profesion jam ekonomiste, ndërsa bashkëshorti im është automekanik. Në bazë të asaj se si silleshin situatat që të dy kemi mbetur pa punë. Sot nuk është e vështirë të mbetesh pa punë, pa marrë parasysh se çfarë punëtor i zellshëm që mund të jesh, këtë të gjithë e dimë. Më pas isha shumë e revoltuar me këtë gjendje, po ndjeja një humbje dhe një zbrazëtirë. E kur edhe bashkëshorti im erdhi në shtëpi dhe më lajmëroi se nuk kishte më punë, fillova të kem frikë për të ardhmen tonë dhe të fëmijës tonë. Por, prapëseprapë, që të dy ne jemi njerëz të pjekur dhe nuk kemi lejuar që pikëllimi të na kaplojë. Do të mund të thoshim se jemi luftëtarë. Pas disa ditëve me pikëllim dhe zhgënjim kemi filluar të gjejmë zgjidhje. Unë e kam shtyrë dhe bindur bashkëshortin tim që ta hapë një punëtori për automekanik në shtëpi. Por, ai nuk ishte për këtë punë. Ishte automekanik i mirë, por disi kishte frikë të lirohej në profesionin e tij – kishte shumë të tillë në rrethin tonë dhe kjo pak kishte ndikuar. Ne nuk mund të kursenim edhe aq, kredi ashtu kështu e kishim të vështirë të merrnim, pasi që të dy ishim të papunë, e në secilën punë në fillim duhet investuar. E, në mënyrë që puna të shpaguhej duhej pasur klientë. Kjo nuk ndodh gjatë natës, nevojiten disa vite përvojë. Nëse nuk ka sukses, shumica dështojnë dhe paratë e investuara humbasin. Duke menduar për të gjitha këto, disi nga vetvetja na është imponuar një zgjidhje tjetër. Pasi që kishim ca tokë dhe një mekanizëm për bujqësi, kemi vendosur që të merremi me kultivimin e perimeve. Kemi blerë edhe pak tokë dhe kështu gjithçka ka filluar. Ishte një punë e rëndë dhe e vështirë, por që të dy ishim të vendosur se do të kishim sukses. Në fillim, që të dy, nga agimi e deri në mbrëmje qëndronim në fushë, nga e hëna në të hënë. Nuk dinim shumë në kultivimin e perimeve, pos asaj që e kishim mësuar nga prindërit tanë, derisa ne ishim fëmijë, asaj kohe dhe u ndihmonim atyre. Po e përsëris, ishim të sigurt që vajzës sonë t’ia sigurojmë një jetë me dinjitet. Gjatë ditës punonim pandërprerë, ndërsa natën kërkonim nëpër internet, mësonim. Dhe, disi në verën e parë ishte mirë dhe kishte prodhim, kishim çmime të volitshme dhe na u dha e mbara. Që në vitin e parë kemi siguruar të ardhura e ishim të lumtur, pasi që tashmë ishin në zero. Kemi blerë ende tokë dhe tashmë me pak përvojë kemi filluar ta zgjerojmë biznesin tonë. Bashkëshorti im i punës në fushë i ishte përkushtuar i tëri. Jo vetëm se fitonte, por kjo punë për të ishte shndërruar në kënaqësi. Edhe vetë ma kishte pranuar se nuk kishte aromë më të mirë sesa toka herët në agim. E unë në atë fjalinë e tij gjithmonë mendoja: aroma e femrës herët në agim do të duhej të jetë edhe më e bukur. Por, kurrë nuk ia kam thënë këtë. Sikur t’ia thosha këto atëherë, nuk do të na ndodhnin gjëra të këqija. Por, atëherë kam menduar se përsëri do të afroheshim, vetëm që të na ecë puna dhe të ngrihemi në këmbët tona. Me gjithë makinat që ne kishim, edhe unë shpeshherë shkoja në fushë. Punët e mia tani ishin vetëm shtëpia dhe kopshti. Kam rregulluar hapësirë madje edhe për lule. Kjo ishte parajsa ime, vendqëndrimi im. Çdo moment të bukur e të lirë e ka loja dhe ia kushtoja kopshtit tim. Për çdo sezon kam menduar kombinime të ndryshme, merrja bimë ekzotike dhe fara të ndryshme. Nuk dëshiroja që të jenë vetëm rrënjë që lulëzojnë në ballkon. Po lexoja shumë për hortikulturë dhe e kam kuptuar se sa shumë dije dhe mund nevojitej. Kisha edhe dështime, por nuk dorëzohesha kurrë. (vijon)

(Kosova Sot)