Ky është qyteti ku studentët bëjnë më shumë seks (+18)

  • 21 March 2018 - 23:50
Ky është qyteti ku studentët  bëjnë më shumë seks  (+18)

Portali “ShagAtUni.com” uebsajti ku studentët organizojnë takimet e tyre të dashurisë, ka zbuluar se studentët e Nottingham e kanë vizituar ueb faqen e tyre më shumë se çdo vend tjetër në Britani.

Krijuesit e faqes i kanë përgëzuar nxënësit se janë aventurierët më të mëdhenj seksualë, por edhe që inkurajojnë praktikën e seksit të sigurt.

Të dhënat e fundit për këtë vit, treguan se Nottingham është kryeqyteti i seksit në Mbretërinë e Bashkuar. Aty hyjnë rreth 1,477 përdorues çdo ditë, ndërsa qyteti i dytë në renditje është Leeds me 1,410 përdorues. Qyteti prestigjioz i Oksfordit është renditur i treti me 1,389 përdorues që hyjnë në këtë faqe interneti.

 Kur u pyetën se pse kaq shumë studentë kanë marrëdhënie seksuale në Nottingham, një student shpjegoi se ata kanë shumë festa, “ku të gjithë janë shumë të lirshëm dhe normalisht kjo është ajo që do të ndodhë”.

 

(Kosova Sot)