Unë nuk doja, por vëllau i kunates më kapi me forcë, dhe unë...(+18)

  • 23 March 2018 - 23:33
Unë nuk doja, por vëllau i kunates më kapi me forcë, dhe unë...(+18)

Një vajzë 23 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje dhe është dashuruar me vëllain e kunatës së saj.

Vajza thotë se ai është 39 vjeçar dhe e sheh si problem diferencën në moshë, derisa tregon se ai ka qenë i martuar dhe ka dy fëmijë, të cilët jetojnë me nënën e tyre.

Ajo ka treguar se të dy jetojnë në shtëpinë e vëllait të saj, derisa gjithçka kishte ndodhur rastësisht një natë kur ata kishin mbetur vetëm, kishin pirë verë dhe më pas kishin përfunduar duke bërë seks.

Ky është rrëfimi i plotë i vajzës 23 vjeçare:

Jam dashuruar në një njeri të mrekullueshëm, por ai është vëllai i kunatës time.

Seksi është jashtë kësaj bote, i mahnitshëm, por familja nuk ka ide për atë që po ndodhë dhe ata do të jenë të shokuar po të kuptojnë, pasi ai është dy herë më i madh se unë.

Vëllai im dhe gruaja e tij blenë një shtëpi me tre dhoma para dy vitesh. Vëllai i kunatës sime ishte divorcuar në atë kohë dhe ata menduan që më mirë ai të jetonte me ta dhe kjo do t’i ndihmonte për hipotekën e tij.

Unë e kam ndërruar punën katër muaj më parë dhe tani jetoj në të njëjtin qytet, kështu që i pyeta nëse mund të qëndroj në dhomën e tyre të ndarë.

Vëllai im është 35 vjet ndërsa unë jam 23 vjet. Gruaja e tij është 34 vjet ndërsa vëllai i saj është 39 vjet dhe duket shumë bukur.

Ne jemi njohur prej vitesh dhe kemi kaluar gjithmonë mirë.

Të gjithë kanë bërë shaka duke thënë se unë dhe vëllai i kunatës sime do të përfundojmë bashkë një ditë, por unë gjithmonë e kam injoruar këtë.

Më pas, vëllai im dhe gruaja e tij shkuan për disa ditë në pushim. Unë isha e zënë në punë dhe kur u ktheva vonë në shtëpi, e pashë vëllain e kunatës. Ne hapëm një shishe verë dhe pimë disa gota. Më pas unë thashë se duhet të bëj një dush që të freskohem.

Dhe sapo unë dola nga dushi, vëllai i kunatës erdhi me një tjetër gotë verë.

Ende nuk e di se si ka ndodhur por ne filluam të putheshim dhe përfunduam në shtrat duke bërë seks.

Ishte çmenduri. Që atëherë ne bëjmë seks kurdo dhe kudo që mundemi. Sa më shumë që kaloj kohë me të, aq më shumë dashurohem në të dhe kështu ia kam treguar ndjenjat e mia atij.

Por ai është i shqetësuar për dallimin që kemi në moshë, derisa ai është i divorcuar dhe ka fëmijë.

Ai ka një djalë 13 vjet dhe një vajzë 14, të cilët i sheh rregullisht. Ata jetojnë me ish gruan e tij dhe partnerin e saj të ri.

Unë kurrë nuk jam ndier kështu për askënd dhe nuk e di çka të bëj.

A t’i japim një shans njëri tjetrit apo ta ndalojmë tani dhe të themi gjithmonë “çka nëse”?

Kjo është përgjigja e psikologes për vajzën 23 vjeçare:

Dallimi që keni në moshë nuk mund të injorohet por nuk është një problem i madh, kështu që nuk keni pse ta mbaroni për shkak të kësaj.

Ju jeni në faza të ndryshme të jetës, andaj nëse doni të jeni bashkë për kohë të gjatë, duhet të uleni dhe të flisni më gjerësisht për atë se çfarë doni nga njëri tjetri.

Nëse në një kohë të jetës tënde ti dëshiron fëmijë, si do të ndihet ai? Si ndihesh ti që ai ka fëmijë në një moshë të afërt me ty? Ai ka nevojë të jetë i përfshirë plotësisht në jetën e tyre.

Bisedoni dhe me familjen pasi nuk keni pse të keni turp ose përfundojeni lidhjen.

(Kosova Sot)