E tmerrshme si po më shantazhon ish e dashura, derisa gruaja është shtatzënë

  • 16 April 2018 - 16:55
E tmerrshme si po më shantazhon ish e dashura, derisa gruaja është shtatzënë

Një burrë 35-vjeçar ka rrëfyer për “The Sun” për ankthin që po e mundon. Ai ka treguar se derisa ishte i dehur ka shkëmbyer mesazhe seksi me një ish të dashur dhe se ajo tani po e kërcënon, duke i kërkuar para.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e tij të plotë:

Një natë kam pirë shumë dhe ashtu i dehur kam shkëmbyer mesazhe seksi me një ish të dashur.

Unë thashë gjëra që nuk do të duhej t’i thosha, pasi kam gruan e cila po pret fëmijën tonë.

Tani ish e dashura po më kërkon para për të qëndruar e qetë e të mos i thotë asgjë gruas sime.

Unë do të injoroja kërcënimet e saj, por unë nuk dua ta shoh gruan time të mërzitur.

E di që ishte budallallëk të qëndroja në kontakt me ish të dashurën, por ishim së bashku për tetë vjet dhe ajo ishte një pjesë e rëndësishme e jetës sime.

Unë jam 35-vjeçar siç është edhe gruaja ime.. Ajo është e dëshpëruar për të filluar një familje para se të jetë tepër vonë. Por unë jam shumë i shqetësuar.

Përgjigjja e psikologes:

Nëse i jepni para ish të dashurës tuaj shantazhuese, ajo mund të vazhdojë të kërkojë para.

Tregojeni asaj se nuk do t’I jepni të holla dhe dhe pyetni se pse është aq mizore ky rast për gruan tënde.

Ndoshta ajo do të tërhiqet, por nëse jo, duhet të jesh i sinqertë me të.

Tregojini gruas që e doni vetëm atë dhe bllokoni krejtësisht ish të dashurën tua.

(Kosova Sot)