E dëshmon shkenca: Një personalitet tradhton joshëset më të mëdha

  • 17 April 2018 - 19:06
E dëshmon shkenca: Një personalitet tradhton joshëset më të mëdha

A jeni pyetur ndonjëherë se cili është ai personalitet të cilin e konsiderojnë joshës si femrat po ashtu edhe meshkujt? Në hulumtimin e universitetit nga Australia "Queensland" thuhet se nevoja është që së pari ta kënaqni veten në mënyrë interesante të pashpjegueshme. Kjo nuk ka të bëjë me kënaqësinë seksuale, por në vendosjen e vetes në një pozitë të lartë. Në studim kishin marrë pjesë rreth 115 studentë, e detyra për ta ishte shumë e thjeshtë - të vlerësojnë nivelin e tërheqjes në bazë të fotografisë dhe disa personaliteteve dhe karakteristikave. Performancat qëllimisht ishin manipuluar, kështu që është e qartë se personat ishin ndarë në dy grupe - ato të prira për dëgjim, ato që pëlqejnë të bëjnë atë që ju thonë të tjerët dhe ato që nuk janë të dëgjueshme, përkatësisht të prira për ta zgjedhur vetë rrugën e tyre. Edhe femrat e edhe meshkujt përparësi të madhe ju kanë dhënë personave që nuk janë të dëgjueshëm dhe nuk kanë nevojë që t'ju përshtaten dëshirave të huaja. 

(Kosova Sot)