Ngjarje e vërtetë:MË BRAKTISI PËR SHKAK TË OPERACIONEVE ESTETIKE (5)

  • 20 April 2018 - 18:04
Ngjarje e vërtetë:MË BRAKTISI PËR SHKAK TË OPERACIONEVE ESTETIKE (5)

Për fat të keq, bashkëshorti im gjithnjë e më rrallë më jepte komplimente dhe gjithnjë e më pak po më kushtonte vëmendje, duke u arsyetuar se ishte i zënë me punë. Buzët e reja madje edhe mua më dukeshin të tepërta, por se mjeku më kishte bindur se to do të jenë të përsosura porsa të kalojë pak ënjtja. Derisa isha e vetëkënaqur dhe po e shikoja veten në pasqyrë, e kam vërejtur se lapra e veshit të djathtë ishte pak më e gjatë se e veshit të majtë, prandaj edhe mora vendimin që ta bëj një ndërhyrje dhe t'i bëj njëlloj. Berati më thërriste çdo mbrëmje dhe kur kthehej nga rruga, më sillte nga një buqetë me lule dhe ndonjë qafore të artë. Isha prekur aq shumë sa që ia plasa vajit. - Të dua - ia thashë e heshtur. - Edhe unë ty - më tha duke më përqafuar. Nuk e kishte komentuar fare dukjen time të re e as nuk më ka kërkuar të bëjmë dashuri. Në muajin që pasoi jemi parë shumë rrallë. Ai ishte përfshirë i tëri nga një projekt i ri, e kur ishte në shtëpi, më kushtonte shumë pak vëmendje. Mua kjo nuk më kishte shqetësuar edhe aq. Isha në kërkim të një stilisti ti ri të flokëve i cili do të ma hapte pak ngjyrën e flokëve dhe isha në kërkim për një grime për thonjtë artificial. Bashkëshorti im nuk e kishte vërejtur as ngjyrën e re të flokëve e as thonjtë e ri. Kohëve të fundit nuk ishte fare aktiv. Unë e dija se po punonte në një projekt të madh dhe me siguri se kjo ishte arsyeja pse ishte kaq i zënë. Një ditë në punë, derisa isha në tualet, kam dëgjuar bisedën e dy shoqeve, që më la pa mend. - A e ke parë? Në atë fustan tepër të shkurtë! Zoti im, ajo i ka pothuajse pesëdhjetë vjet, e vishet sikur një adoleshente! Isha shumë kureshtare ta kuptoja se për kë po bëhej fjalë. - Pothuajse çdo pesëmbëdhjetë ditë shkon nën operacion. Shefi im bën shaka duke thënë se buzët do t'ia mbulojnë fytyrën nëse vazhdon t'i fryjë edhe më. Pa vetëdije i kam prekur buzët e mia prej silikoni dhe mezi jam përmbajtur të mos them asgjë, atyre dy femrave të pa edukatë, të cilat po flisnin për mua. - Kohëve të fundit ajo po duket si një maskë komike, e mjera! - tha e para. - Vallë nuk ka pasqyrë në shtëpi ajo? Buzët mezi po i lëvizin kur po flet. - Sikur ta di si po mundet të ecë me gjithë atë silikon që e ka në trupin e saj. A e ke parë se si i ka ngritur mollëzat. E gjithë fytyra po i duket e ngrirë. Kur më në fund kishin dalë nga tualeti, po mendoja se e kishin nga xhelozia. Por unë nuk u ndjeva e sigurt dhe atë pasdite shkova më herët në shtëpi, duke menduar e qetë për krejt këtë. Vetura e Beratit ishte në garazh, por ai nuk ishte në dhomën e punës. Duke menduar se ishte në katin sipër, u ngjita lart. Menjëherë kam dëgjuar zhurmën e ujit dhe zërin enjë femre se si po buzëqesh. "Me siguri se është televizori", erdha unë në përfundim duke u nisur në drejtim të banjës dhe e qetë e hapa derën. Asnjëri prej atyre dyve nuk më ka vërejtur, por unë shumë mirë e pashë bashkëshortin tim në përqafimin e një gruaje tjetër. Vendosa dorën në gojë për të mos bërtitur, e më pas pa vetëdije rashë në dysheme, duke dëgjuar ofshamat e dy dashnorëve. Ajo që ishte më e keqja ishte se, ajo gruaja nuk ishte fare tipi i Beratit. Madje kishte pesëdhjetë e më shumë vjet dhe kishte nja pesëmbëdhjetë kilogram më shumë. Fytyrën nuk ia kam vërejtur por me siguri se nuk ishte më e mirë se trupi i saj i trashë. Si ka guxuar Berati të më tradhtojë me një grua të shëmtuar, e cila nuk kishte fije respekti për veten e saj. Ajo doli e para. - Peshqirin? - e pyeta e akullt duke ia ofruar peshqirin e pastër. - Oh! - bërtiti. - Nuk ke pse më falënderohesh - është në llogari të shtëpisë! - Qetësohu - më tha burri im duke u mbuluar me peshqir. - Natyrisht! Kush është kjo? Kolege? - Mjaft Nita! Më vonë flasim për këtë - më tha me një zë të vendosur. (vijon)

 

(Kosova Sot)