Ç’do të thotë kur shihni ëndrra sikur jeni shtatzënë

  • 22 May 2018 - 16:01
Ç’do të thotë kur shihni ëndrra sikur jeni shtatzënë

Nuk ka rëndësi nëse bëni pjesë në grupin e njerëzve që i mbajnë mend ose jo ëndrrat, të shohësh ëndërr sikur je shtatzënë, zor të harrohet. Në përgjithësi tek femrat kjo lloj ëndrre përçon një ndjenjë të tmerrshme, aq sa mund edhe të zgjoheni papritur duke prekur barkun për t’u siguruar që ishte vetëm një ëndërr.

Është një lloj ëndrre aq e gjallë, saqë nëse e sheh për herë të dytë, nuk jeni më e sigurt nëse është e vërtetë. Mund ta keni pyetur veten shpesh për këtë lloj ëndrre. Mos vallë trupi po tenton t’ju thotë diçka? Këto lloj ëndrrash përfaqësojnë fillime të reja, lidhje me njerëz të rinj, njohje, ndryshime në jetën personale dhe atë profesionale apo lajmërojnë diçka që do të ndodhë në të ardhmen. Nëse ndjenja e përgjithshme në ëndërr është një lloj pritjeje e lumtur, atëherë një ngjarje emocionuese apo diçka që prisni prej kohësh do të trokasë së shpejti në jetën tuaj. Shtatzënia në ëndërr është një metaforë për diçka të re që do ju sjellë e ardhmja.

 

(Kosova Sot)